Qeveria ka shtyrë afatin për miratimin e bursave të shtetit nga Këshillat Bashkiak deri në 15 prill.
Ky afat është shtyrë pasi pjesa më e madhe e Këshillave Bashkiak nuk kanë miratuar listat e përfituesve brenda 31 dhjetorit 2015, që ishte edhe afati i vendosur nga Qeveria.
Qeveria ka miratuar 3.750 bursa, nga të cilat 1.950 do t’iu jepen nxënësve dhe 1.800 do të akordohen për studentët.
Sipas vendimit, kategoritë që përfitojnë bursa janë jetimët që banojnë në fshat si dhe nxënësit që kanë shkollën më shumë se 5 km larg nga vendbanimi i tyre. Gjithashtu, bursën e përfitojnë studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë dhe që janë shpallur nga Ministria e Arsimit më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit, të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
Jashtë kriterit ekonomik përfshihen fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, etj. Studentët e vitit II e lart, që nuk kanë përfituar bursë dhe plotësojnë kriterin ekonomik, mund të përfitojnë.
Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në pamundësi trajtimi me bursë të plotë, brenda planit të miratuar, miratojnë edhe gjysmë bursa.Studentët dhe nxënësit mund të marrin bursë të plotë që është 9400 lekë dhe gjysmë burse prej 4700 lekë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
56%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 13604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46
-
SHBA-ja parandalon aktivitetet e një grupi rus hakerash
3 Tetor, 21:45
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor, 21:30
-
Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’
3 Tetor, 21:13
-
Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...
3 Tetor, 20:48