Është shtyrë për në datën 24 shtator, seanca gjyqësore për ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Megjithëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues, Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhej.
Edhe pse ishin të pranishëm në sallë, avokatët e Metës dhe Kryemadhit u ulën në pjesën e publikut dhe i bënë me dije gjykatës se ishin në bojkot, në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave.
Gjykata nuk i dha fjalën të pandehurit Meta edhe pse ai e kërkoi disa herë. Pas daljes së trupit gjykues, Meta tha se nuk i ishin vënë në dispozicion 77 fashikuj të dosjes, por vetëm 55 prej tyre.
“Ç’ është kjo gjykatë i jep fjalën prokurorit dhe nuk i jep të pandehurit. Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70, mungojnë faqe etj, ai është për burg”, tha Meta.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)








