Gjykata nuk ka mundur të dalë me një vendim ndaj ish deputetit Mark Frroku për të cilin prokuroria ka kërkuar 25 vite burgim me akuzën e vrasjes, fshehjes së pasurisë, ndërtim të paligjshëm.
Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të Frrokut për disa ditë më shumë për të përgatitur mbrojtjen.
Seanca e radhës ndaj Frrokut u la më 12 prill ndërsa pak javë më parë i akuzuari si bashkëpunëtor i Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit, Kristjan Marinaj arriti të fitojë pafajësinë dhe pse u kërkuan 16 vite dënim ndaj tij.
Pafajësia ndaj Marinajt tashmë është apeluar nga prokuroria e Tiranës e cila kërkon dënimin e tij me burg, pasi sipas akuzës provat janë të mjaftueshme për të dënuar Marinajn.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com