Qeveria shtyu aplikimin e fashës 800 Kwh, Berisha: U tërhoq prej nesh! Deklaratat e Kim? Si t’i kishte bërë Rama, të më kërkojë falje

Qeveria është stepur për aplikimin e fashës 800 kilovat falë opozitës, kështu u shpreh sot ish kryeministri Sali Berisha ndërsa shtoi se vetëm me ultimatum dhe presion mund të funksionojë qeveria. 

‘U dorëzua, para jush i kam dhënë një ultimatum, po rrite ccmimin e energjisë do përbalehs me ultimatum. Vendimi i tij për tu tërheq në presion tregon që vetëm ajo funskionon me qeverinë e tij.

Bëri sikur guxoi po u palos. Sa i përket inflacionit, deficitar në koncepte në njohuri e koncepte, është mjeran. S’është ekonomia zhgarravinë vizatimi. S’kanë lidhje me luftën ujërat tona’- tha Rama.

Ish kryeministri në konferencën e tij të përhershme me gazetarët pati një përgjigje të gjerë për deklaratat e fundit të ambasadores Kim. Si në çdo deklaratë të përmendur ndaj diplomates, Berisha thekson se kjo e fundit duhet të kërkojë ndjesë publike. Ai gjithashtu akuzoi përfaqësuesen e SHBA-ve se përdor të njëjtat deklarata me kryeministrin Rama. Pavarsisht se Kim është përfaqësuesja e shtetit më të fuqishëm në botë, arroganca e Kim nuk është virtyti, nënvizon Berisha, sidoqoftë, ‘harron’ të përmendë se pikërisht nga shteti më i fuqishëm në botë është i shpallur ‘Non Grata’.

Berisha u ndal edhe te aksioni i tij opozitar të cilin tashmë e ndan me një aleat, dikur me kostumin e presidentit, e sot me këpucët e opozitarit, Ilir Metën. Pavarësisht se disa deputetë të partisë demokratike, madje vetë kreu i Partisë së Lirisë kanë shprehur vullnetin e vetëm një kandidati, Berisha nuk tërhiqet. Edhe pse rrezikon një 6 mars të dytë, kreu i Rithemelimit, thotë se pa primaret, nuk kanë një identitet. Ai gjithashtu u shpreh se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do të diskutohet pikërisht për thellimin e kësaj çështjeje. E ndërsa foli për aleatin e tij, Berisha u pyet edhe për prezencën amerikane në selinë e partisë së Lirisë, për të cilin Berisha nuk shqetësohet.

Kreu i Rithemelimit përmendi edhe amnistinë fiskale, ku tha se kreu i qeverisë nuk ka votat për të, ndërsa shtoi se është tërësisht një lobim i krimit.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u shpreh gjatë një interviste se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, mos takimi i personave ‘Non Grata’, pjesë e së cilit është edhe Sali Berisha, i cili sot pretendon se drejton Partinë Demokratike. Ndërsa Meta i ftuar në Report Tv, theksoi gjithashtu se në vendore opozita duhet të dalë me një kandidat ndërsa sa u përket marrëdhënieve me SHBA, i cilësoi si të shkëlqyera. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Takimi i Metës me Kim, Berisha: Pse të më shqetësojë mua takimi? E quaj shumë normal

Ish kryeminstri Sali Berisha nuk ka asnjë shqetësim për takimin e Metës me Kim. Edhe pse kreu i qeverisë, është shprehur se nëse do i duhej të zgjidhte mes SHBA dhe PD, marrëdhëniet me Amerikën nuk do cenoheshin.

'Përkundrazi,unë e kammmirëpritur absolutisht. Pse do më shqetësojë mua takimi? E quaj shumë normal dhe, Meta është ish president dhe kryetar i një partie. Unë e vlerësoj, pozitiv.'- tha Berisha. 

Ora 12:47
‘Nuk takohem me dikë të përcaktuar për korrupsion’, Berisha i kthehet Kim: Të më kërkojë ndjesë! Deklarata të njëjta me Ramën

 

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, në një komunikim të zhvilluar me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.

‘Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj.

Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi.

Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi.

A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane.

Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqitparëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani.

Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.’- tha Berisha.

Ora 12:43
Berisha: Rama nuk ka votat për amnistinë, është tërësisht lobim i krimit

 

Ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here e ka cilësuar aministinë fiskale një lobim të krimit. Sipas Berishës, Rama nuk ka votat e mjaftueshme për zbatimin e kësaj amnistie dhe ky është tërësisht një lobim i krimit.

‘Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin.

Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit.

Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje.

Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre, ose i sjellin në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu.

Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah.

Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti.’- tha Berisha.

Ora 12:36
Pajtim me Metën për primaret? Berisha: Nëse largohemi prej tyre nuk jemi vetja jonë

 

Berisha u shpreh se nuk do të ketë një largim nga primaret. 

Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.
Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 30/09/2022 18:13

    Ultimatumi i Daliyt beri Ramen te anylloj vendimin oer fashen e 800kw. Te rre mendja o zotri ,se Rama nuk pyeti per flaken qe i vure kryeministrise per dy jave dhe jo tashti qe ti as Zonjwn Kim nuk e takon pi nuk kerkoj falje .Hahde mashtrues hajde .Filloi pra pritestat e nedha me Gezim Kalane e sindikatave me asnje punetor !

    Përgjigju
  • flori: 30/09/2022 14:40

    normale se ai ecen me plane , e pa qe bie shi ska pse vendose ne zbatim planin e vet o koklesh o berishe

    Përgjigju
  • gonis: 30/09/2022 14:39

    Po ku jep ultimatume ti mer idiot se ngele tu dal dot per dot na jane shpif

    Përgjigju
  • Luan: 30/09/2022 14:13

    E imagjinon dot sa te lumtur do ishin shqiptaret po mos te kishe ekzistuar ti ? Pa firma piramidale, pa 97 , pa gerdec , pa protesta te pergjakura e shume gjera te tjera , keto jane maja e ajsbergut.

    Përgjigju
  • Alban: 30/09/2022 14:12

    O zorraxhi akoma vazhdon dhe mendon qe ti je per kete vend? Po ia ke nxire jeten shqiptareve mor akoma do tia nxish?

    Përgjigju
  • anna: 30/09/2022 13:40

    Ti o i pabesi Berisha nuk i detyrove te pagonin ate energji qe harxhonin dhe per kete ti ishe burre i mire sipas teje.por nga ana tjeter ju grumbulluan te gjithe debite + kamatat i shkoj fatura 2 fish ,dhe sot vuajne ate "ZEMERGJERSINE" tende te rreme. pse nuk ja hoqe kamatat pse nuk nxore nje ligj per ti fshire. Sot na flet si nje matuf qe nuk te degjon kush.

    Përgjigju
  • ensilva: 30/09/2022 13:30

    ah mer berish pordhe dhe ti si njeri icik ishe u bere edhe me shume.

    Përgjigju
  • leon: 30/09/2022 13:29

    ah ky eshte shum i mefshte dhe njeri shum intigrant na e ka shpiff

    Përgjigju
  • kosta: 30/09/2022 13:20

    nese e mira e shqiptareve eshte te bashkohet berisha me meten atehere merret me mend si do jete sikur te mosbashkohen. keta plera dhe bashke te jene, biles dhe bashke te flene, nuk kane per te fituar kurre po kurren e kurres.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 30/09/2022 13:09

    O Salhe Bajga ti je kancwri Shqipris. Ti duhet të izolohesh si një anti Shqiptar i tërbuar. Se burgu është shum pak për ty o burec monstër.

    Përgjigju
  • Lali: 30/09/2022 13:06

    Sali Berisha duhet te ishte larguar me kohe nga politika se ka rrjedhur ska cfare te ofroje , kurse kjo legenia ambasadoria te mos lejohet ne asnje menyre futjen e hundeve ne punet e brendeshme te vendit se ndryshe do katandisemi shume me keq se jemi

    Përgjigju
  • Jola: 30/09/2022 12:37

    Doktor, bashkohuni ne te mire te shqiptareve. Kaq beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë