Aktori i humorit Ermal Mamaqi është parë sërish në Top Channel ku ishte i ftuar në emisionin ‘E diell’. Mamaqi nuk i ka shpëtuar pyetjes tipike të shqiptarëve: Se sa e ka rrogën?
Ai ka kthyer një përgjigje shpjeguese duke anashkaluar shifrat, por la të kuptohet se rroga e tij nuk është vetëm një deh fiton mjaftueshëm për të jetuar shumë mirë.
‘Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si përshembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se ti nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd’, tha Mamaqi.