Shuhet shkrimtari disident Uran Kostreci! Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve: Legjenda e qendresës antikomuniste

Shuhet shkrimtari disident Uran Kostreci! Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve: Legjenda e qendresës antikomuniste

TIRANË- Shuhet shkrimtari disident Uran Kostreci! Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika, teksa e ka cilësuar si "Legjendën e qendresës antikomuniste".

"Shuhet Uran Kostreci !Me pikëllim të thelle jo njoftojmë se legjenda e qendresës antikomuniste Uran Kostreci ndërroi jetë sot . Në emër tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjarëve miqve bashkëvuajtësve  dhe bashkëluftëtarëve të tij. Qofsh  i parajsës kampion i qendrës dhe asketi i lirisë", shkruan Çika.

Kush është Uran Kostreci?
Uran Kostreci lindi  më 1938, në Sarandë. Ai u arrestua në 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "tradhti ndaj atdheut", e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi se "ka fyer përfaqësuesin e pushtetit", dhe se ka bërë "agjitacion e propagandë", me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Uran Kostreci

Kreu i PD Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit disident Uran Kostreci. Ndërsa e quan një lajm të trishtë ndarjen e tij nga jeta, Basha thotë se ka qenë privilegj për të që ta njohë nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste.

"Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran", shkruan Basha.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja