Bora, Donald, Beatrix...kur të gjithën menduar se kësaj historie po i vinte fundi, moderatorja bukuroshe e Përputhen e ka dhënë mesazhin e saj se çfarë mendon për këtë histori dashuria treshe. Gjatë Prime të së shtunës bukuroshja i ka dhënë një mendim një prej konkurrentëve që "po luante" me dy vajza, duke thënë se kjo nuk ishte aspak gjë e bukur.

".. Sepse loja me dy vajza mendoj që nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur dhe nuk do të ketë asnjërën", tha moderatorja.

Ky mesa duket ishte një mesazh për Donaldin, i cili sipas Borës në fund të gjithë kësaj histori nuk do të ketë as atë, por as Beatrix.