Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja: Mos neglizhoni simptomat! Polipet në zorrën e trashë janë të rrezikshme, ja trajtimi alternativ përmes bimëve dhe ushqimeve

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë e cila vitet e fundit ka filluar të bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Polipet në zorrën e trashë, çfarë janë ato dhe nga se shkaktohen. Sipas specialistit Merja, polipet janë zhvillime qelizore që krijohen brenda murit të zorrës së trashë. “Zorra e trashë është e ndërtuar nga katër shtresa, në pjesën e brendshme të saj, ajo që është në kontakt me produktin ushqimor që është duke u përpunuar, ndodh një dukuri nga mosfunksionimi i mirë i tretjes apo ushqime jo të shëndetshme ku fillojnë të zhvillohen qeliza atipike jo normale në një zonë të caktuar” thekson Merja.  Disa nga shkaktarët e zhvillimit të këtyre qelizave dhe krijimit të polipeve në zorrën e trashë janë:

-         Trashëgimia familjare

-         Jeni mbi 50 vjeç dhe pini duhan

-         Konsumoni alkool

-         Jeni obez dhe defekoni 1 herë në 3-4 ditë

-         Hani shumë ushqime të yndyrshme dhe mish

-         Nuk kombinoni mirë hekurin e marrë nga mishi me hekurin e përftuar nga perimet

-         Nuk përdorni erëza (rigon, turmerik, qepë të kuqe ne gjellë)

-         Nuk kryeni ushtrime fizike

Sa i takon simptomave, shenjat e para kur polipet sapo fillojnë të krijohen janë: dhembje barku, çrregullim në jashtëqitje, kapsllëk apo diarre. Polipi sapo ka nisur të zhvillohet ndryshon mukozën dhe nëse ne do tregohemi të pakujdesshëm do të vazhdojë faza e dytë që është mahisja, një adenomë e cila ngrihet mbi nivelin e zorrës. Nëse polipet nuk trajtohen dhe kalojnë në fazën e tretë ato mund të kthehen nga formacione beninjë në malinjë. Simptoma të tjera përfshijnë:

-         Shpesh dalloni gjak në feçe

-         Nga analizat feçe gjak okult del pozitiv

-         Keni mungesë hekuri. Jeni anemik.

-         Çrregullim në jashtëqitje, dhimbje barku

-         Defekim me jargë (mucus) por jo çdo ditë

-         Kostipacion dhe diare kronike

Specialisti Merja thekson se ndërhyrja kirurgjikale nuk është zgjidhja më e mirë, pasi me heqjen e një polipi përsëri ka rrezik shfaqja e tij pas një periudhe 6-mujore. Nga eksperienca e punës shumë vjeçare Merja sugjeron se personat që vuajnë nga kjo problematikë së pari duhet të bëjnë një analizë të mirë të ushqimeve që ato konsumojnë duke hequr nga regjimi i tyre ushqimet jo të shëndetshme, më pak mish dhe yndyrna shtazore, rralloni dhe ndërprisni duhanin dhe pijet alkoolike, bëni sa më shumë ecje në natyrë dhe ushtrime fizike si dhe filloni të konsumoni më shumë qumësht dhe nën produkte të tij, pasi përmbajnë kalcium dhe reduktojnë riskun për polipe, konsumoni shumë bishtajore, perime, fruta pylli (manaferra e  egër zë vendin e parë) thanat, molla e egër. Pra të shëndoshet zorra e trashë dhe të godasim këto qeliza atipike përmes këtyre ushqimeve:  

-         Përdorni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër

-         Përdorni në drekë qepë të kuqe në gjellë dhe sallatë

-         Përdorni turmerik (shafrani i verdhë) pasi ka efekt kundër qelizave kancerogjene

-         Përdorni ushqime bimore të papërpunuara si bishtajoret, farat e bimëve, brokoli, lakra, frutat e pyllit të cilat përmbajnë jo vetëm fibra por dhe fitate. Fitatet gjurmojnë dhe asgjesojnë qelizat kancerogjene, fitatet bëjnë më luftarake leukocitet, zvogëlojnë arteriet që ushqejnë polipet dhe ndikojnë në rehabilitimin e polipeve duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.  

Specialisti Ylli Merja rekomandoi disa receta bimore për trajtimin alternativ të polipeve sigurisht duke theksuar se është shumë e rëndësishme koha e identifikimit të këtij problemi.

-         Në 3 litra ujë zjeni 2 minuta një pako çaj 10 lulesh, 1 dorë bar majasilli, 1 dorë vidh dhe 3 lugë fruta pylli. Pini nga 1 gotë çaj 3 herë në ditë.

-         Nga vajrat e fave të bimëvë përdorni vaj liri, vaj farash të egra, vaj fare të zezë 2-3 ml në ditë.

-         Konsumoni supë me perime: brokoli, karrotë, spec të verdhë, spec të kuq, lakër ose presh, qepë të kuqe, turmerik.

-         Konsumoni gjellë me bishtaja fasulesh, thjerrëza ose bizele bashkë me 1 karrotë, qepë të kuqe, spec dhe turmerik.

-         Konsumoni si sallatë lakra të egra: çikore, rradhiqe, hithra, lëpjetë, të ziera në 1 litër ujë për 2 minuta dhe i konsumoni me vaj ulliri dhe limon.

-         Vendosni një copë fanellatë mbi një tabaka filxhanësh. Hedhim mbi fanellatë dy filxhanë kafe me farë gruri dhe një filxhan kafe me farë jonxhe. Mbulojini me një copë fanellatë. Lagini me ujë të vakët 2-3 herë në ditë. Kur embrioni është mbirë rreth 1.5 cm, farat i heqim nga fanellata. Shpëlajini dhe hidhini në një tas dhe vendosini në frigorifer. Hani çdo ditë nga këto fara 2-3 lugë gjelle me pak kos.

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 23/04/2023 12:32

    Javen qe shkoi une bera colonoscopi rutine (pa ndonje shqetesim) me narkoze, gjat ete ciles doktori me hoqi dy "Tubular Adenoma beninje" (jo kanceroze). Edhe ne Shqiperi popullata mbi 50 vjec duhet te kontrollohet cdo 5-10 vjet, sepse polipet kanceroze, per te cilat flet Ylli Merja jane faza e fundit e kancerit dhe nuk ka bime qe i sheron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Justin Timberlake reagon për herë të parë pas arrestimit

Justin Timberlake reagon për herë të parë pas arrestimit