Si të përgatisim shurup portokalli në kushte shtëpie dhe mënyrat e përdorimit të tij në ëmbëlsira dhe pije të ndryshme

TIRANË- Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, Sabina Sherifi solli një recetë të thjeshtë se si të përgatisim shurup portokalli në kushte shtëpie. Përbërësit që do t’ju duhen për këtë shurup janë:

1 gotë sheqer

1 gotë lëng portokalli

1 gotë me ujë

Lëkura e një portokalli

pak alkool ( sipas preferencës)

Hapi I parë I kësaj recete përfshin larjen mirë të portokallave me kripë që t’i heqim shtresën e dyllit.

Në hapin e dytë bëhet gati lëngu I portokallit, duke e shtrydhur atë, deri sa të kemi një gotë të plotë, më pas e vendosim në zjarr, më pas i hedhim një gotë ujë të nxehtë dhe gotën e sheqerit. I përziejmë sëbshku ndërkohë që produktet ziejnë, kur fillon që lëngu të trashet atëherë e ulim paska nxehtësinë.

E lëmë të ziejë në temperaturë të ulët deri sa të arrij një konsistencë të trashë, gjatë kësaj kohë  i grijmë lëkurën e portokallit:

“Tani do t’I shtojmë dhe pak alkool për ta theksuar sa më shumë aromën, alkooli ja thekson më shumë aromën portokallit kështu që tani do ta lëmë edhe 5 minuta, do ta lëmë që të ftohet dhe do ta fusim tek një shishe të cilën mund ta ruajmë në frigorifer, 2 deri në 3 javë” tha  ajo.

Si mund ta përdorim shurupin e portokallit?

“Mund ta përdorim edhe në një dressing për një sallatë të zakonshme. I vendosim kripë, dy lugë vaj, lëngun e gjysmë limoni dhe I shtojmë një lugë gjelle nga shurupi I portokallit, I përziejmë të gjitha sëbashku dhe më pas ia shtojmë sallatës” tha blogerja e kujdesit për shtëpinë Sabina Sherifi.

Ndërsa mund ta shijoni edhe si pije me pak akull për periudhën e verës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta