Siguria ushqimore, AKU në veprim, letër bashkëpunimi të gjitha subjekteve në vend

Siguria ushqimore, AKU në veprim, letër bashkëpunimi të gjitha subjekteve në vend

Në kuadër të përpjekjeve  për garantimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në vend dhe mbrojtjen e konsumatorëve Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka kushtuar së fundi një rëndësi të posaçme sensibilizimit të konsumatorëve dhe subjekteve.

Përmes një letre drejtuar të gjithë përfaqësuese  dhe organizatave të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën thirrrje dhe kërkon të vendoset një bashkëpunim real  midis institucioneve të monitorimit dhe operatorëve të bisnesit ushqimor në mënyrë që të parandalohen rastet e shkelve. AKU bën me dije se deri më tani janë informuar për kërkesat ligjore dhe shkeljet që hasen shpesh gjithsej 5029 subjekteve  (dyqane mishi, thertore, baxho qumështi, restorante, magazine ushqimore, importues, etj.)

Më tej  AKU, informon se theksi në këtë letër bie tek çështja e etiketimit, që produktet ushqimore duhet ta kenë për shkaqe reklamimi, por edhe nga detyrimi i kërkesave rregullatorë si mënyra e vetme nëpërmjet së cilës konsumatori merr informacion lidhur me produktin që ofrohet për konsum.

Përgjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese e mbikëqyrëse është evidentuar jo në pak raste fenomeni i tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe qee keqinformojnee konsumatorin

Përpos disa elementeve problematik shifrat e vitit 2018 kanë  një rritje të fortë të numrit të kërkesave për notifikim të etiketave. Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka  revokuar 8 produkte bulmeti të përbëra me vaj palme, e miratuar 39 të tjera si “produkt i përbërë ndryshe nga shifrat 2009 -2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa”, thuhet mes të tjerash në letër.

Ndërkohë , bëhet e ditur se progresi i shënuar është arritur falë rritjes së sensibilizimit të publikut dhe subjekteve me ndëshkimin administrative të shkelësve ku gjatë vitit 2017 janë ndëshkuar 91 subjekte ndërsa gjatë 2018-ës janë ndëshkuar 208 subjekte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat