Ne ambjentet e institucionit te Avokatit te Popullit ( AP) u prezantua te dielen, sinjalistika dhe infrastruktura e përshtatshmërisë, për personat që nuk shikojnë.
Ne nje njoftim per shtyp AP ben te ditur se, ceremonia e organizuar me këtë rast, u çel nga komisioneri i AP, Ermir Kapedani i cili është vetë i verbër dhe ka testuar i pari infrastrukturën e re . Në fjalën e tij komisioneri Kapedani vlerësoi Infrastrukturën e përshtatshmërisë si mjaft të dobishme për personat e verbër që do ti ndihmojë shumë ata sa herë që do të trokasin në dyert e institucionit të Avokatit të Popullit.
"Falë kësaj infrastrukture të re këtej e tutje, personat e verbër do të kenë mundësi të vetëorientohen brenda ambjenteve të Avokatit të Popullit për të adresuar ankesat dhe shqetësimet e tyre, bëhet me dije nga zyra për media e AP. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryetari i shoqates se të verbërve Sinan Tafaj i cili vlerësoi vendosjen e Sinjalistikës për të verbërit në ambjentet e Avokatit të Popullit, si i vetmi institucion shtetëror me Infrastrukturën e përshtatmërisë për personat e verbër në shkallë kombëtare./atsh/









Ndërkaq në fjalën e tij përshëndetëse Avokati i Popullit Igli Totozani u shpreh se personat e verbër e kanë të pamundur të mbërrijnë vetë në institucionin e Avokatit të Popullit për shkak të mungesës së sinjalistikës përkatëse në rrugët e kryeqytetit dhe se në këtë drejtim vendosja e infrastrukturës së përshtatur Brenda institucionit e kthen Avokatin e Popullit në një ishull të vogël ku personat e verbër mund të orientohen në mënyrë autonome. Në këtë kuadër Avokati i Popullit Igli Totozani u ka bërë një ftesë të gjithë kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet lokale qe të kenë në platformën e tyre të premtimeve pikërisht realizmin e përshtatshmërisë për personat e verbër në funksion të lehtësimit të jetës së tyre të përditshme . Në fund të ceremonisë komisioneri I AP Ermir Kapedani bëri një demostrim personal të infrastrukturës së përshtatshmërisë në shoqëri dhe të personave të tjerë të verbër. e,xh/f.n.