Sipërmarrja kërkon dialog, Jaka:
Të hartohen paketa stimuluese

Sipërmarrja kërkon dialog, Jaka:<br />Të hartohen paketa stimuluese
TIRANE- Paketa e re fiskale e miratuar nga qeveria është kundërshtuar nga shumica e përfaqësuesve të biznesit”. Këto kanë qenë deklaratat e Kreut të Dhomës së Industrisë dhe Tregëtisë, Nikolin Jaka,në një interviste për “Shqiptarja.com”, Më tej Z. Jaka ka thënë se –“Miratimi i kësaj pakete fiskale, u bë me proçedurë të zakonshme sic bëhej edhe nga qeveria 8 vjecare e mëparshme. Normalisht që qeveria e sapo ardhur organizoi tryeza të dialogut dhe të konsultimit me grupet e interesit, por që në fakt pa i marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e biznesit”.

Midis të tjerash kreu i dhomës së tregëtisë dhe industrise ka deklaruar –“ Duke vlerësuar faktin që qeveria ndodhej nën presionin e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në rolin e kreditorit për zgjidhjen e krizës ekonomike qeveria zgjodhi variantin e financimit nga këto institucione duke krijuar një çarje me sipërmarrjen private”. Sipas zotit Jaka, sipërmarrja në përgjithësi i kërkon çdo qeverie partneritet, dialog konstruktiv dhe konsultim permanent. Duke u nisur nga shifrat dhe statistikat e frikshme të informalitetit në ekonominë shqiptare, kësaj qeverie i del detyrë që të ndërrmarë reforma të guximshme dhe efikase. 

Në lidhje me Komisionin e posaçëm për fasonet Jaka thotë -“Dhoma e tregëtisë dhe industrisë e mbështet çdo nismë te Qeverisë shqiptare që vjen në ndihmë të sipërmarrjes private në tërësi apo sektorët të ekonomisë në vecanti, sic është dhe rasti i fasoneve. Më tej Jaka shton –“Unë mendoj se Qeveria shqiptare duhet të hartojë paketa stimuluese për shumë sektorë të ekonomisë, sidomos për ata sektorë të ekonomisë ku mungon eficenca e tyre në derdhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit,  duke analizuar  në mënyrë profesionale dhe transparente  problemet e çdo sektori për mbështetjen që mund ti bëhet nga politikat rregullatore dhe fiskale.

“Një problem i madh për tregun, mjedisin dhe qytetarët shqiptarë  mbetet mos zbatimi i rregullave dhe kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian lidhur me industrinë e tregtimit të makinave, pasi informaliteti në këtë sektore është në shifrat prej 97%, dhe po definon falimentimin dhe mbylljen
e koncensionarëve të automjeteve.
 
Çfarë kërkojnë përfaqësuesit e koncesionareve
Aldi Kuzmi, njëri prej përfaqësuesve të koncesionarëve, shprehet se –“duhet së pari që të bëhet formalizimi i tregut, pasi dihet se një pjesë shumë e madhe automjetet janë të vjetra, dhe së dyti duhet të vendoset një standart pë importet e automjeteve” . Sot nga Europa importohen automjete Euro 5 dhe Euro 6, dhe kjo mund të përkthehet me standarte të caktuara të nivelit të ndotjes me gazra, por edhe më tej me sigurinë e njerëzve që udhëtojnë në këto automjete.

Ndërsa në Shqipëri mund të themi se aktualisht importohen automjete që do ti quajmë Euro 0. Këtu qëndron hallka kryesore për të cilën kërkojmë që të ketë standartizim të tregut shqiptar pasi ndotjet që vijnë nga automjetet në rrugët e shqipërisë është tepër e madhe.  Ndërsa aktualisht në vendet e Europës automjetet Euro 5 dhe Euro 6, nuk ndosin atmosferën ose kanë shkarkime tepër minimale.

Aldi Kuzmi përmend faktin se –“në vendet e Bashkimit Europian duke filluar prej shtatorit 2016 nuk do të regjistrohet asnjë makinë që nuk është Euro 6. Kuzmi për më tej thekson –“ në shqipëri gjatë një viti regjistrohen 1600 automjete të reja kundrejt 35 mijë automjeteve të vjetra apo të përdorura”. Ndërsa ky fenomen e ka zanafillën qysh prej vitit 2011, kur u eliminua pagesa e doganës për automjetet e importuara natyrisht të përdorurat, dhe u la në fuqi vetëm pagesa
e TVSH-së.

Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni