Sir Tom Jones:Pas vdekjes së 
gruas,muzika po më shpëton jetën

Sir Tom Jones:Pas vdekjes së <br />gruas,muzika po më shpëton jetën
Muzika është ajo që të shpëton nga vetmia. Sir Tom Jones kaloi një periudhë shumë të vështirë, pasi humbi gruan e tij, e cila vuante nga kanceri. 76 vjeçari, është rikthyer të bëjë atë që bën më mirë: të zbavitë kombin.

Këngëtari tha se muzika po i shpëton jetën. Duke folur për The Sun në pritje të fillimit të spektaklit muzikor The Voice në Manchester, Tom tha: “Kisha kohë që isha tërhequr nga skena. Ky ishte hapi më i madh në jetën time. Tani e kuptoj se muzika po më shpëton jetën”.

“Kur më vdiq gruaja, nuk e dija nëse do të isha i aftë të këndoja sërish. Ishte një moment shkatërrues për mua. Sa më shumë i zënë të jem, aq më mirë ndihem”,tha Jones.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar