SIRI- Shteti Islamik i Irakut (ISIS) ka arritur të konfiskojë një territor më të madh nga rebelët sirianë në provincën e Aleppos, pranë kufirit me Turqinë.

Paraprakisht grupi i armatosur kërcënoi se do të presë linjat e furnizimit, të përdorura më parë nga fraksionet e rebelëve siriane që luftonin përkrah ISIS ndaj qeverisë siriane.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, bën me dije se grupet rebele kanë dërguar përforcime për të shmangur sulmet. Sulme të ngjashme  kanë ndodhur në katër fshatra dhe në një qytet, i cili mbahej më parë nga rebelët e al-Kaedas, në bashkëpunim me frontin Al-Nusra.

Grupet rebelë kanë paraqitur në  YouTube, një video ku tregojnë luftëtarët e tyre duke avancuar drejt në qytetin e Umm al-Qura, në Aleppo.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)