Sislej Xhafa rrëfen magjinë e artit: Politika e vjetër në pension (VIDEO)

Edhe në kohë të vështira si kjo e pandemisë, artisti duhet të tregojë rezistencë e të mos bjerë në fatalitet. Parashuta e shpëtimit nga trysnia e izolimit, nga vakumi, për Sislej Xhafën është kreativiteti, të cilin nuk e shikon të shkëputur nga esenca e ekzistencës, marrëdhëniet njerëzore dhe dashuria. Rikthimi nga Nju Jorku në Kosovë për artistin me famë ndërkombëtare, nuk do të ishte i plotë pa ndalur në Shqipëri.

“Unë kam ardhur nga Nju Jorku prej dy javësh, kam ardhur në Kosovë për shkak të prindërve. Ne gjithmonë kemi jetuar me maska. Por tashmë maskat janë fakt. Pandemia, izolomi kanë krijuar një tragjedi globale, të pamohueshëm, por kanë krijuar edhe një vlerë.

Një vlerë të vetmisë, të sensibilitetit, të solidaritetit edhe të përkujdesit ndaj të tjerëve. Shumë i rëndësishëm se nuk është vetëm në sensin negativ? Se akti i lirisë nuk është vetëm në sensin filozofik, por është edhe në aktin e praktikumit”, shprehet Sislej Xhafa.

Kold Dedja, e afron me publikun përmes një bisede në kuadër të Festivalit të Resë, ku Xhafa rrëfen këndvështrim e tij për “Artistin dhe boshin”.

E ndërsa, tregon veten në ditë pandemie, ai nuk qëndron indiferent, as ndaj situatave politike në Shqipëri, e veçmas në Kosovë. Artisti rrëfen nevojën për ndryshim, e qasje dashamirëse ndaj të resë përballë një klase të sprovuar.

“Unë e besoj se problemi në Shqipëri dhe në Kosovë është një problemi posesiv patetik dhe gjerenacional. Ku fryma të reja gjerenacionale të individëve të rinj nuk ju ofrohet hapësirë. Nuk kanë një dritare, që të kenë një ajër të freskët. Këta që kanë këtu e 20 vjet e kanë dëshmuar për mendimin tim ata duhet të dalin në pension”.

Ai është kritik edhe ndaj qëndrimit të ftohtë të Europës, që lë të vetmuara, e të mbyllura shtete  në zhvillim si Shqipëria e Kosova, që në këtë situatë të jashtëzakonshme, kanë nevojë për të ndiejnë solidarizim prej vendeve të Bashkimit Europian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë