Regjistrohet 1 humbje jete nga COVID në vend! Shifra të larta infektimesh, 619 raste të reja në 24 orët e fundit

Regjistrohet 1 humbje jete nga COVID në vend! Shifra të larta infektimesh, 619 raste të reja në 24 orët e fundit

Urgjenca infektive

Një 83-vjeçare nga Gjirokastra ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19, ndërkohë që vijojn të jetë i lartë numri i rasteve të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 619 raste të reja.

Nisur nga rritja e numrit të të prekurve nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Kujtojmë se çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, në këto bashki:

327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.

Janë 3,167 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         619

Të shëruar në 24 orë       339

Të shtruar në spitale         21

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                 1729

Testime totale              1,850,794

Raste pozitive                 281,470

Raste të shëruara             274,802

Raste Aktive                        3,167

Humbje jete                         3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        2,228

Fier                             190

Vlorë                           174

Durrës                        154

Shkodër                       87

Gjirokastër                   82

Lezhë                          81

Elbasan                       56

Berat                          54

Korçë                         39

Dibër                          17

Kukës                          5

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn

Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn