Mbi 300 mijë vaksinime në vend, Manastirliu: Në 24 orët e fundit u vaksinuan 10,328 qytetarë

Mbi 300 mijë vaksinime në vend, Manastirliu: Në 24 orët e fundit u vaksinuan 10,328 qytetarë

Foto nga vaksinimi

Vendi jonë ka arritur në kuotën e mbi 300 mijë vaksinimeve në total që nga nisja e këtij fushëtës "Shqipëria Buzëqesh" më 11 janar, ndërsa vetëm ditën e sotme janë vaksinuar 10,328 qytetarë.

Shifrat i bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se që nga fillimi i pandemisë janë vaksinuar në total 304,488 persona.

Këtë fundjavë mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca. Me ardhjen e dozave të reja të vaksinës, Shqipëria do të vijojë procesin e vaksinimi masiv të nisur prej javësh. Me shumë gjasë vendi jonë do do të vijojnë të ruaj renditjen e saj ndër vendet e para në rajon për shpejtësinë e vaksinimit të popullatës së saj. Objektivi i qeverisë është 500 mijë të vaksinuarve brenda majit. Por kryeministri Edi Rama tha se me vijimin e vaksinimit masiv, vendi do të tejkalojë këtë objektiv.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon  për të moshuarit, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias, e ndërsa së fundmi edhe për moshat +60-vjeç me të sëmurët kronik.  Referuar shifrave zyrtare, ditën e djeshme u kryen 12.944 vaksinime një shifër më e lartë se sot.

Edhe shifrat ditore të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID kanë rënë që me fillimin e vaksinimit masiv. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u kryen 2520 testime dhe u regjistruan 169 raste të reja e 4 viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë