Situata e Covid-19 në vend, 18 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në vend, 18 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Urgjenca Infektive

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 18 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Nga 307 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë.

Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika ( 23 Tetor 2022) 

Raste të reja ditore - 18
Të shëruar në 24 orë - 13
Të shtruar në spitale - 2
Humbje jete në 24 orë - 0
Testime ditore - 307

Testime totale - 1,993,685
Raste pozitive - 331,626
Raste të shëruara - 327,786
Raste Aktive - 248
Humbje jete - 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë - 172
Fier - 24
Vlorë - 12
Berat - 12
Gjirokastër - 8

Durrës - 7
Shkodër - 6
Elbasan - 5
Dibër - 1
Lezhë - 1

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase