Sizifët pa gurë të PD

Sizifët pa gurë të PD

Foto ilustruese

Dy PD-të në opozitë kanë nisur sërish varavingot e tyre boshe duke sulmuar qeverinë që nga cështja Rraja e deri tek inceneratorët, duke ulur disi sulmet ndaj njëri-tjetrit! E njëjta muzikë prej 2 apo 6 vitesh, që sa më shumë humbin përballjet elektorale, aq më shumë merren me të tjerët por mazallah me veten. Në këtë teatër absurd, po mos të dish se c’ndodh në këtë vend, të duket sikur zgjedhjet I fiton opozita, ndërsa mazhoranca rreshton vetëm humbje. Në pamje të parë rifillimi I betejave pas cdo  gare elektorale të humbur mund të quhet karakter, por në fakt është një idiotësi politike e paprecedentë në 33 vite demokraci, pasi të pretendosh të marrësh rezultat të ndryshëm nga I njëjti eksperiment I dështuar, nuk mund ti vësh epitet tjetër. Ose më keq akoma është marrëzi, pasi në memorien kolektive të votuesve dhe leadership-it të PD ka dhe fitore. Pra ata e dijnë si fitohet, por kanë zgjedhur të humbin. E bashkë me ata që drejtojnë, këtë zgjedhje e kanë bërë dhe ata që I mbështesin apo nuk lëvizin vendit për të gjetur zgjidhje, sepse të parët janë emocionalë, ndërsa të dytët janë lodhur nga keto ecejake për poshtë.

Janë lodhur nga precedeti I vendosur nga Lulzim Basha në këto 10 vite: “humb sa herë të duash, por karrigen nuk e lëshon”. Kjo që bëjnë këta, është si të lindësh një fëmijë e ta lësh në maternitet duke carë ferrën vetë, në pritje që ta adoptojë dikush. Por nëse prindër të papërgjegjshëm në kufijtë e kriminales, bëjnë akte të tilla në kurriz të privatësisë së tyre dhe në kurriz të jetës së një qënieje të pafajshme, “prindërit 1 dhe 2 të PD”, pra Basha dhe Berisha kanë lënë në rrugë sistemin demokratik dhe të paktën një popull opozitar të barabartë me atë në pushtet për nga numrat. Aq paradoksale është situata, sa duket se dhe Rama duhet të shpikë ndonjë lëvizje si zgjedhjet e parakohshme pa ndonjë krizë parlamentare, për të mbajtur sistemin në këmbë, natyrisht në dukje. Sepse në thelb, një pluralizëm pa njërën palë, është si një motor me një rrotë që se kur do rrëzohet nuk e dijmë, por që do ndodhë është e sigurtë.

Natyrisht që sebepe për të sulmuar mazhorancën Rilindase gjen cdo ditë. Rama me ndjekësit e tij prodhojnë procka me një intensitet për tu admiruar që nga dita e parë që kanë shkelur në pushtet. Dhe as nuk kanë nevojë të përmenden, sepse sapo nis numërimin e PPV-ve korruptive, kanabizimin, listën e zyrtarëve me precedent penalë etj., bëhën aq shumë saqë detyrohesh të nisësh numërimin nga fillimi, pasi nuk mjaftojnë dhjetë duar e jo më një, aq  sa ka njeriu I gjorë. Por kjo histori 10 vjecare me përplasje, kundërshtime e denoncime, sa herë është përballur me ditët e gjykimit, pra zgjedhjet parlamentare apo vendore, kanë prodhuar një “vërrë në ujë” sic u pëlqen vlonjatëve të shprehen. Pse? Sepse kriza e vërtetë nuk duhet kërkuar tek populli socialist që voton nën moton e socialistes nga Berati që do mbahet mend për shprehjen “nuk duam as bukë e as ujë, por aman o shokë të udhëheqjes mos u zini”. Sepse pavarësisht nga absurdi I kësaj mënyre ekzistence politike, socialistët kështu funksionojnë. Dhe kjo është jo aksiomë, por teori shkencore e provuar. Me Nanon apo Ramën, Ramizin apo Metën, socialistët cojnë në kutitë e votimit 700 mijë vota e sipër që nga viti 1992. E as kanë ndërmend të reflektojë  pavarësisht nga përgjërimet e Aldo Bumcit për të ndërruar mendje. E sic shkruante babai I Pragmatizmit Ëilliam James,  “në politikë ka rëndësi vetëm rezultati, pavarësisht sa të bukura tingëllojnë teorite”!

Dhjami shtesë në stomak dhe kofshë do të zhduket për 6 ditë!Në këto kushte të stërprovuara, këmbulja e socialistëve për të votuar për shembull një pasardhës të Sami Frashërit si Arben Ahmetaj,  gjen përballë këmbënguljen epike të drejtuesve të opozitës për të mos parë nga vetja pas cdo dështimi, njëri më I rëndë se tjetri. Biles vazhdojnë në kufijtë e lumturisë udhëtimin e tyre vetëvrasës. Të krijohet përshtypja, në mos bindja, se PD-në e drejtojnë një grup mazokistësh të vetëkënaqur! E kjo dallohet në seancat plenare në Kuvend, por sidomos në deklaratat e fitoreve që nuk kanë ndodhur kurrë, pikërisht natën e zgjedhjeve. Pa nisur ende numërimi I fletëve të votimit, proklamimet pompoze të Bashës në 25 prill dhe Bardh Spahisë në 14 maj për fitore, të kujtojnë spektaklin e Nadirit tek 15 katëshi, me thirrjen “mbamëni se po hidhem”, e në fund nuk u hodh hic,  por zbriti vrap nga shkallët e emergjencës. Një hero I munguar, bash si kryetarët e PD dhe servituja e tyre.

Që nga SHBA e deri në seksionin më të humbur, prej vitesh udheheqjes së PD u vijnë vetëm kërkesa për reflektim e deri mallkime po për të reflektuar. Por rezultati është një hic me zero. Këmbëngulin aq shumë në këtë turithyerje seriale, edhe pasi bashën e mundën nja 2 adoleshte në lagjen e tij në 2017, dhe Berishës I mori PS bjeshket dhe I lanë vetëm “eposin e kreshnikëve” në dorë.    Kjo që po ndodh me PD është e denjë për të rishkruar Mitin e Sizifit, por me një dallim. Sizifi I shkretë mundohej të rrokulliste për lart një goxha gur, kurse demoktatëve u ka rënë guri në lumë dhe e ka degdisur diku në një det ku nuk e gjenjë dot më me këtë udhëheqje!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës