Skadimi i kartave të identitetit/ Dyndje qytetarësh në njësinë 3 dhe 4 në Tiranë, Zyrat e Gjendjes Civile të hapura edhe në fundjave

Skadimi i afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike këtë janar ka sjellë radhë të gjata para njësisë numër 3 dhe 4 në Tiranë. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar zyrave të gjendjes civile për të rinovuar kartat e identitetit dhe pasaportat ndërkohë që siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, zyrat e Gjendjes Civile pritet të punojnë jashtë orarit për të përballuar fluksin. 

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj, në një prononcim për Report Tv tha se po punohet për të përballuar fluksin dhe këshilloi qytetarët që të paraqiten në këto zyra me kuponin e blerë tek posta shqiptare dhe me dokumentin e vjetër identifikues. Doracaj tha se qytetarët që nuk do të rinovojnë kartën nuk do të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit.

Për shkak të komunikimit dhe skadimit të kartave dhe pasaportave ka një fluks të shtuar të radhëve tek zyrat e Gjendjes Civile. Punonjësit e Aleat dhe Gjendjes Civile do të jenë në punë  edhe nesër. fluks ka kryesisht në bashkitë e mëdha, do punojmë jashtë orarit dhe në ditët e pushimit. Fluksi është në rritje edhe për shkak të sensibilitetit. Të gjithë qytetarëve që iu skadon karta nuk mund të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit. Ndjesë dhe faleminderit të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes sonë. Do ofrojmë kushte më të mira, do shtohen 80 sportele në të gjithë Shqipërinë. Çdo qytetar duhet të ketë me vete kuponin që blen tek Posta Shqiptare dhe dokumentin e vjetër të identifikimit.

Bledi Doracaj, drejtori i Gjendjes Civile

Në muajin shkurt të vitit 2009 ka nisur procesi i pajisjes të të gjithë qytetarëve shqiptarë me karta identiteti. Afati për skadimin e këtyre kartave është 10 vite dhe përkon me fundin e muajit janar 2019. 6 muaj para zgjedhjeve lokale rreth 1.4 milionë shqiptarëve iu skadojnë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, përkatësisht më 15 dhe 31 janar 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit