TIRANE – “Profeti Muhamed është bir i Zotit”. Kjo fjali përbën skandalin e radhës në tekstet shkollore shqiptare dhe gjendjet pikërisht në Sociologjinë e klasës së 11.
"Recitimi i motos islame, sipas së cilës Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është i biri i tij". Kjo fjali e shkruar në faqen 109 të Sociologjisë në pjesën ku flitet për Islamin, bie ndesh me themelin e këtij besimi fetar. Sipas Kuranit, librit të shenjtë të kësaj feje ekziston vetëm një Zot dhe se profeti Muhamedi është i dërguar i tij, por jo biri.

Libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë prej vitesh nxënësit e shkollave të mesme mban firmën e bashkautorëve Fatos Tarifa, Klementin Mile dhe Flora Gjoka. Por ndryshe nga herët e tjera kur ‘gafave’ pa fund të teksteve shkollore nuk iu dilte asnjë për zot, këtë radhë Klementin Mile autori i pjesës së tekstit për fenë ka pranuar e madje rregulluar gabimin
I kontaktuar nga A1Report Klementin Mile thotë se kjo fjali është një lapsus, duke e justifikuar njëherësh me presionin e kohës me qëllim për të nxjerrë në treg librin në datën e caktuar.
“U njoftova për problemin e krijuar nga shtëpia botuese. Është bërë një lapsus, por në kushtet në të cilat është përgatitur teksti, për 2 muaj, është e pranueshme. Është një lapsus i rregulluar dhe në ribotimin që do të ketë teksti do jetë në formën e saj korrekte. Ai është një lapsus dhe unë u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë prekur nga kjo gjë. Dhe forma më e mirë për të kërkuar ndjesë është ta rregullojmë”, tha Mile për A1 Report.

Bashkautori i librit te Sociologjise 11 Klementin Mile
Libri i Sociologjisë është botuar për herë të parë në vitin 2010 dhe është ribotuar në vitin 2014.

Gafa me tekstet shkollore vjen pas një sërë skandalesh të tjera, ku nxënësve u mësohej se si të rrisnin temperaturën e trupit përmes shkrirjes së shkumësit në ujë në mënyrë që të manipulonin me sëmundjen e tyre për të lënë mësimin, apo rasti ku vëllai duhet të zgjedhë nëse ai apo motra duhet të hanin një karamele vdekjeprurëse.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO