Ndërsa skandali i mishit të kalbur nga Brazili po shtrihet në gjithë botën, mësohet se në vitin 2016 Shqipëria ka importuar nga ky vend 9700 tonë mish, ose 25 përqind të totalit.
Por po kaq voluminoze kanë qenë importet nga ky vend dhe në vitet e mëparshme: Në vitin 2015 janë importuar 7,800 tonë nga Brazili, ndërsa në 2014 11,700 tonë.
Pas shpërthimit të këtij skandali, Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tone vetëm produktet mish pule dhe mish derri, ndërkohë që nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi.
Një hetimin që ka zgjatur 2 vite dhe është shtrirë në 6 shtete të Brazilit, ka zbardhur se prej vitesh disa nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të mishit në vend eksportojnë mish të kalbur.
Deri në këto momente janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit 33 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë dhënë certifikimin e qeverisë pasi kanë marrë ryshfet nga kompanitë që janë nën hetim.
Midis kompanive të cilat janë nën hetim është edhe JBS, eksportuesja me e madhe e mishit të viçit në botë, si dhe BRF eksportuesja më e madhe e mishit të pulës.
Sipas BBC, kompanitë përdornin acid dhe kimikate të ndryshme për të maskuar produktet e tyre, të cilat në shumë raste ishin edhe kancerogjene.
dy.b/shqptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO