Skandali i CEZ/ Romeo Kara: Berisha më bën presion që të hesht

Romeo Kara, juristi që denoncoi fakte për skandalin e privatizimit të OSSH tek CEZ shprehet se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij po i bëjnë presion duke e paditur në gjykatë që ai të mbylli gojën dhe të tërhiqet nga tre kallëzimet që ka bërë për ish-kryeministrin. Sipas tij, palë në këtë është edhe prokurori Agron Gjana, i cili mungoi sot në gjyqin për shpifje që Shkëlzen Berisha ka hapur ndaj juristit.

"Nuk mund të rrimë kaq pasiv në një gjyq politik, ku mohohet e drejta e fjalës, dhe që ka për qëllim që të pengojë proceset ndaj korrupsionit galopant të Berishës dhe Metës. Kam bërë tre kallëzimeve. Do të kërkoj që të përjashtohet prokurori i cështjes, që mungoi sot. Për çudi është i njëjti prokuror për tre gjyqe, në dy prej të cilëve unë jam dënuar" tha Romeo Kara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjjola: 27/03/2019 09:26

    ju komentuesit shifni endrra me sy hapur do denohen kur t shkoj une ne hene avash uluni me kembe ne toke

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 26/03/2019 09:26

    S'e kuptoj si mundet qe nje prokurori kamikaz i jepen te gjitha ceshtjet kunder PD-se dhe familjes Berisha. Ne te gjitha ceshtjet ky prokuror i del ne mbrojtje familjes me shume se avokati mbrojtes i zgjedhur nga pala e paditur. Bej gajret edhe pak z.Kara, po u ngushtohet laku te gjithe zagareve qe e kane vjedh dhe nenshtruar kete popull si atyre te pushtetit dhe ketyre te drejtesise.

    Përgjigju
  • sarandioti: 25/03/2019 17:27

    DURO dhe pak sa te pastrohen te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret e plepave qe vuri saliu ,,,,,per te mos u denuar vetveten,,,,kujton saliu se do shpetoje ,,,por e ka kot se mbrapa I eshte vene SHBA DHE BE,,,,AMERIKA DHE EUROPA DO I KALBIN NE BURG KETA HAJDUTE DHE KRIMINELE TE POPULLIT SHQIPTAR../////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë