Skandali i lobimit të LSI/ Valteri: Ambasada e SHBA t’i bëjë kërkesë kompanive të lobimit të zbulojë të vërtetën e parave që ka paguar Meta, kam gati dhe 2 padi të tjera

TIRANË- Duke e konsideruar Ilir Metën si ‘simbol i korrupsionit’ në vend, ish-deputeti demokrat Halit Valteri, paralajmëroi edhe 2 padi të tjera nga kjo dosje, për skandalin e lobimit të LSI-së.

Përballë gazetarit Denis Minga në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Valteri tha se kjo forcë politike ka deklaruar vetëm 15 mijë dollarë për udhëtimin në SHBA-së, por e vërteta është ndryshe. Ai tha se ky skandal i publikuar fillimisht nga media austriake, është vetëm maja e ajsbergut.

Në Report Tv, Valteri i kërkoi ambasadës së SHBA-së që të bëjë një kërkesë në kompanitë e lobimit, se nga i kanë ardhur paratë dhe aty do zbulojë të vërtetën.

“Simbol i korrupsionit në vend, ai i shantazhin dhe i detyron njerëzit që të kërkojnë azil, zana. Janë lekë të përdorur për fotografi, po për jetën e shfrenuar, i përdorur janë shqiptarët, jo vetëm nga Meta, po nga klasa politike.  Dalin vetëm 15 mijë dollarë të deklaruara, kaq nuk i kanë bileta avioni, po të shkosh 10 veta në Amerikë dhe të rrish në hotel, nuk mjaftojnë. (...). T’i bëjnë kërkesë ambasadës së SHBA, kompanive se nga të kanë ardhur këto para dhe del e vërteta! Kjo është vetëm maja e këtij skandali, milion dollarë për lobim. SPAK ku të pyes për Metën, të pyes për Bashës, Ramën, Berishën”, tha Valteri.

Ai tha se nëse Meta del i pafajshëm në këtë histori, atëherë ai do t’i kërkojë falje publike kreut të shtetit, teksa shtoi se është i gatshëm që të shkojë të dëshmojë në SPAK, e të vërë në dispozicion çdo informacion.

“Besoj që do më thërrasin për këto informacione, do deklaroj çdo gjë që më pyet drejtësia. Nuk do e padisë Meta median austriake dhe nëse fiton, do i kërkoj falje Metës dhe nuk do merrem me këtë punë. Ajo media nuk është një portal, kanë rënë 2 qeveri nga ajo gazetë”, tha Valteri.

Në fund, përtej dosjes së skandalit të lobimit, Balteri u ndal edhe për “fatin” e tij, ku shtoi shumë shpejt do të kthehet deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Besoj se do rikthehem shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të bëj detyrën e jo të jem kukull e manekinë, zgjedhjet e tjera sistemi do jetë ndryshe, numërimi do jetë elektronik, me lista tërësisht të hapur”, përfundoi ish-deputeti.

Skema e pastrimit të parave sipas Valterit
Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, paratë e përfituara nëpërmjet korrupsionit derdhin paratë e tyre te biznesmeni Muharrem Berisha, Elona Guri, Iris Zajmi, Gace, Prifti dhe Xhafa. Sipas tij, këto llogari bankare janë përdorur për pastrim parash me anë të transfertave bankare për interes të çiftit Meta-Kryemadhi. Më pas këto para kalojnë nga bankat, në kompani ofshorë dhe LSI, të cilat përdoren më pas për lobime të ndryshme.

"Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Ata kanë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 i K.Penal", thuhet në dokument. 

Ai ka listuar edhe një listë me emrat e amerikanëve me të cilën Meta dhe ish-ministrat e tij kanë zhvilluar takime.

Shërbime për Ilir Metën
Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Washington
Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Skandali i lombimit të LSI
Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung"  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ndarja e re territoriale, sipas jush duhet të ketë më shumë apo më pak se 61 bashki?



×

Lajmi i fundit

John

Dosja në SPAK/ Muharrem Berisha pronar fiktiv i godinës së LSI? Biznesmeni i ‘fuqishëm’ rezulton inspektor pyjesh, dyshime për biznesin e mermerit në Berat