Skandali i përkthimeve
MTKRS heq faqen në anglisht

Skandali i përkthimeve <br />MTKRS heq faqen në anglisht
Ministria e Turizmit e ka hequr fare faqen e saj në anglisht pas skandalit të përkthimeve që u bë publik fillimisht nga një batutë e kryesocialistit Rama e më pas mori dhenë në mediat online dhe rrjetet sociale.

Pasi shumë njerëz po vizitonin faqen duke parë gabime nga më qesharaket, në përkthimet nga shqipja në anglisht të bëra me Google Translate, ministria e ka zhdukur faqen anglisht në orën 23.23 të ditës së djeshme.

Duke përgëzuar ministrinë për reagimin e shpejtë, por për hir të kujtesës së asaj që ndodhi dhe për pak buzëqeshje, ja një listë e vogël e gabimeve të përkthimit në faqe, shkëmbyer dje mes përdoruesve të rrjeteve sociale:

Vendin e parë vazhdon ta mbajë monumenti i natyrës Arra e Babë Myslymit, e përkthyer me Google Translate ‘Baba nuts Myslymit’, i publikuar dje në mbrëmje në Sqhiptarja.com.

Tjetër përkthim me Google ka qenë shprehja popullore ‘kalova lumin, të dhjefsha kalin’, e lënë në versionin anglisht të faqes si ‘crossed the river to horse dhjefsha’.

Në faqen e aktiviteteve në lidhje me sportin shkruhej fraza misterioze “TKRS Minister, Mr. Aldo said that future projects will support the Federation in Bangladesh, putting such activities in order to promote tourism.”.

Një tjetër gafë ishte edhe përkthimi në anglisht i Teatrit të Operës dhe Baletit, i ripagëzuar si National Theatre of Opera and Ballet Ensemble People.

(Në foto, versioni anglisht i faqes së MKTRS, që u hoq nga rrjeti dje në mbrëmje)

bab myslymi,
<a style=gafa e ministrise se kultures, " />
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë