TIRANE-Ish inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi dënohet me dy vite burg nga gjykata penale e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dënimi ndaj Golemit u dha këtë të Hënë pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar atë me 3 vite burg.
 
Si masë plotësuese gjykata vendosi që dënimi i Golemit të konvertohet në 24 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës dhe Golemi s’do të qëndrojë asnjë ditë në qeli.
 
Pas vendimit reagoi mbrojtja e Golemit e cila e cilësoi dënimin një vendim absurd duke paralajmëruar apelimin e këtij vendimi sapo ai të zbardhet nga gjykata.
 
Pak para shpalljes së dënimit Elivar Golemi kërkoi që gjykata të marrë si provë vendimin e pafajësisë së Ardian Fullanit dhe deklarimet publike në media të deputetit Erion Brace, por këto kërkesa u rrëzuan nga gjykata. Golemi u vu nën akuzë pas skandalit të vjedhjes së bankës së Shqipërisë, skandal i zbuluar në vitin 2014.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com