Skandali me mbetjet spitalore, Gjykata e Tiranës lë në fuqi arrestin në burg për administratorin e kompanisë! Ervis Miri nuk ka pasur pajisjet për trajtimin

Skandali me mbetjet spitalore, Gjykata e Tiranës lë në fuqi arrestin në burg për administratorin e kompanisë! Ervis Miri nuk ka pasur pajisjet për trajtimin

Mbetjet spitalore

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka zbuluar se çfarë ka ndodhur me mbetjet spitalore  të marra për tu trajtuar nga Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk që me dokumente te falisikuara mori pjesë në 200 procedura tendere, dhe ku janë depozituar ato. Skandali bëhet akoma më i math pasi nuk dihet edhe dëmi që ato mund të kenë shkaktuar  në mjedis por edhe tek njërëzit. Këtë të premte Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Mirin, të cilit i është komunikuar në spitalin Shefqet Ndroqi pasi ndodhej në gjendjë jo të mirë shendetesore.

Gjithashtu  me kërkesë të prokurorisë  janë pezulluar nga detyra 8 inspektorë të shtetit si dhe detyrim me paraqitje është dhënë për 2 administratorë  firmash private. Përveç Mirit, prokuroria kërkoi masë sigurimi “detyrim paraqitje” edhe për dy ekspertët e mjedisit, Elidiana Shehu, administratore e kompanisë EMC dhe Laert Shehu, administrator i kompanisë Swot Shpk, të dy të akuzuar se në përpilimin e raporteve të vetëmonitorimit të mjedisit ndihmuan Mirin të fshihte mungesën e paisjes.

Tetë inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit Lezhë, që kishin kryer detyra inspektimi pranë kompanisë Vale Recycling prej vitit 2016 e në vijim u pezulluan nga detyra dhe po ashtu u është ndaluar largimi nga Shqipëria. Sipas prokurorisë, inspektorët Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj dyshohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në kërkesën për masë sigurimi, Prokuroria rendit një sërë tenderash në të cilat Vale Recycling është shpallur fituese duke pretenduar se kishte paisjet e nevojshme për riciklimin e mbetejeve spitalore.

Prokuroria thotë se kompania fitoi tendera në spitalet e Beratit, maternitetin Koço Gliozheni, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin Shefqet Ndroqi. Sipas të dhënave të prokurorisë, fondi limit në tederat ko kompania është shpallur fituese është mbi 65 milion lekë.

Në të gjithë këto tendera, sipas prokurorisë kompania ka pretenduar pasjen e paisjes Econos Tsc 150. I pyetur në prokurori për kohën e blerjes së kësaj paisje, Miri ka këmbëngulur se ajo ishte importuar në vitin 2016. “Paisja Econos ka ardhur në vitin 2016, nga Italia dhe më pas është bërë instalimi”, citohet ai në kërkesën për masë sigurimi. Miri ka pretenduar padijeni për një paisje me të njëjtin emër të blerë nga kompania e tij në vitin 2024 dhe ka këmbëngulur se kompania ka kryer procesin që “i kthen ato (mbetjet spitalore) të pa dëmshme për ambjentin”. Dy drejtuesit e kompanive të ekspertizës mjedisore dhe 8 inspektorët e AKM kanë mohuar të kenë identifikuar paisjen gjatë inspektimeve të tyre apo përpilimit të raporteve të nevojshme për pasije me leje mjedisore të tipeve A dhe B.

Masat e sigurisë të ekzekutuara

“Arrest në burg" Elvis Miri,

"Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore" Elidiana Shehu

Laert Shehu "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Jorida Shabaku,

Edmond Palushi

Arben Marku

Norbert Dacaj

Alba Kurti

Besarta Leka

Ilir Bardha

Kejdi Ahmetaj

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille