Skandali me monumentet, 22
kalatë që do të jepen me qira

Skandali me monumentet, 22 <br />kalatë që do të jepen me qira
TIRANE - Janë 22 objekte, nga të cilat, 19 janë kala dhe 3 janë hamame të cilat janë propozuar nga Insituti i Monumenteve të Kulturës për tu dhënë me qera. Dy ditë më parë Shqiptarja.com publikoi udhëzimin e Këshillit të Ministrave për dhënien me qira të monumenteve tek biznesmenët. Sipas këtij urdhri, i cili u botua në fletoren zyrtare më 3 maj, afati i lidhjes së kontratës së qirasë për rijetëzimin e monumentit përcaktohet rast pas rasti nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Dhënia me qira e monumenteve të kulturës, nxiti reagimin e ashpër të opozitës të cilët deklaruan se pas 23 Qershorit do anulojnë këtë vendim.

LISTA E KALAVE

Kalaja e Beratit
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Delvinës, Sarandë
Kalaja e Këlcyrës, Përmet
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Kepit të Rodonit
Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër
Kalaja e Libohovës, Gjirokastër
Kalaja e Melanit, Gjirokastër
Kalaja e Borshit, Sarandë
Kalaja e Bashtovës, Kavajë
Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë
Kalaja e Kaninës, Vlorë
Kalaja e Pllocës, Vlorë
Kalaja e Peqinit
Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë
Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë
Kalaja e Petrelës, Tiranë
Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë
Hamami i Krujës
Hamami i Durrësit
Hamami i Slatinjës

URDHERESA E FIRMOSUR NGA VIZAR ZHITI 

Ministri i ri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vizar Zhiti, ka firmosur urdhëresën ku përcaktohen kriteret të reja për dhënien me qira të monumenteve të kulturës.
Sipas këtij urdhri, i cili u botua në fletoren zyrtare më 3 maj, afati i lidhjes së kontratës së qirasë për rijetëzimin e monumentit përcaktohet rast pas rasti nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit.
Për sipërfaqe mbi 200 -500 m2 afati i dhënies me qira do të jetë deri në 10 vjet, ndërsa për sipërfaqe mbi 500 m2 është deri në 20 vjet. Dhënia me qira e monumenteve të kulturës, ka ngjallur debat të ashpra mes specialistëve, por edhe mes pozitës e opozitës në Komisionin e Medias një vit më parë. Por me gjithë këtë urdhri është firmosur dhe ka hyrë në fuqi.

Në të parashikohet se konkurrimi do të menaxhohet nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, ndërsa kriteret e vlerësimit të konkurrimit në rrjetëzimin e monumenteve të kulturës janë: a) Plani i biznesit; b) Niveli i punësimit sipas termave të planbiznesit të propozuar; c) Eksperienca të mëparshme të subjektit hartues të projektit në restaurim dhe cilësia e prezantimit të projektit dhe vlera e qerasë së ofruar për njësi sipërfaqeje.

Sipas arkitektit Artan Shkreli urdhëresa i hap rrugë ndërtimeve në ambientet e kalave dhe monumenteve të tjera të kulturës, si dhe abuzimeve për të përfituar sa më shumë.

Në një pikë të urdhëresës theksohet se “të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira e monumenteve të kulturës, ndahen 10 për qind buxheti i shtetit dhe 90 për qind institucioni që ka në administrim objektin”.
Po ashtu parashikohet që për investimet e kryera 5 000 000 lekë deri në 15 000 000 lekë, qiramarrësit do të përfitojnë zbritje 15 për qind. Për investime nga 15 000 000 lekë deri në 25 000 000 lekë, zbritja është 25 për qind dhe mbi 25 000 000 lekë, zbritja është 35 për qind.

Në këtë rast nuk përcaktohet se cili do të jetë lloji i investimit, nëse do të jetë ndërtim apo i një lloji tjetër. Specialistë të monumenteve i mëshojnë fort kësaj pike, pasi ndërtimet në këto monumente do t’i shfytyronin e do të krijonin dëme të pakthyeshme në këtë pasuri kombëtare. Një nga arsyet se përse Instituti i Monumenteve të Kulturës do të japë monumentet me qira është mungesa e fondeve të mirëmbajtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore në vend.

Redaksia online

(dhh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë