Skandali te Spitali Onkologjik, Meta: Shëndetësia e mbytur nga korrupsioni

Skandali te Spitali Onkologjik, Meta: Shëndetësia e mbytur nga korrupsioni

Shëndetësia në vend është e plaçkitur dhe e mbytur nga korrupsioni.

Kështu është shprehur kreu i PL Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Lirisë.

Meta iu referua skandalit te Spitali Onkologjik në Tiranë, tha se shëndetësia sot është në pikë të hallit.

“Tryeza e sotme mblidhet në një moment tepër delikat sepse pas ngjarjeve tek Spitali Onkologjik, problemet e rënda të Shëndetësisë janë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Shëndetësia tashmë është një aneks ose më mirë me thënë një apendiks, zgjatim apo një skutë qorre në Ministrinë e çështjeve sociale ku e kanë ngjeshur. E demotivuar dhe e përbuzur si asnjë herë në historinë e saj përfshirë edhe diktaturën, shëndetësia sot nuk ka më asnjë orientim as strategjik as ekzekutiv, as legjislativ dhe as fuqi t’i përgjigjet përditshmërisë. Premtim- mashtrimi shkatërrimtar i mjekësisë falas i Edi Ramës ishte vetëm krijimi i të gjitha kushteve për plaçkitjen e fondeve të shëndetësisë, korrupsionit të tmerrshëm dhe kaosit total që ka destrukturuar sistemin shëndetësor", tha ai.

Ndër të tjera, Meta renditi disa fakte se përse Spitali Onkologjik dhe mjekësia ndodhen në gjendje të mjeruar.

“Numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, por në mënyrë skandaloze buxheti për onkologjikun zë një peshë mjaft të vogël në buxhetin e QSU-së. 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit në vend. Pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ka zënë 11.7%, për vitin 2021 ka zënë 7.4% dhe në vitin 2022 ka zënë 7.9% të shpenzimeve faktike totale të QSUNT, pra ne vend qe te rritet vazhdon te ulet”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit