LSI fotokopjon programin e 2009 dhe e prezanton për zgjedhjet e 2021, ja premtimet e ngjashme që bëri 12 vite më parë

LSI fotokopjon programin e 2009 dhe e prezanton për zgjedhjet e 2021, ja premtimet e ngjashme që bëri 12 vite më parë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj politik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Hartimi platformës politike, sipas LSI, ka nisur që në maj të vitit 2019. Gjatë tryezës së sotme, pikat e programit u prezantuan nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu etj. Shtyllat e programit të LSI janë pothuajse identike me programin që kjo forcë politike ka prezantuar në vitin 2009, ku më pas u bashkua me Sali Berishën. Shqiptarja.com sjell pikat kryesore të programit të LSI në vitin 2009, të cilat përkojnë me premtimet kryesore që u shpallën sot.

Ato janë; krijimi i vendeve të reja të punës, fokusimi tek arsimi profesional, mbështetja ekonomike për gratë, dhënia e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve, heqje të TVSH për impuet bujqësore, thithja e investimeve të huaja përmes, caktimi i minimumit jetik, krijimi i zonave ekonomike etj. LSI ka përsëritur sot edhe premtimin e 12 viteve më parë për rritjen e buxhetit për arsimin në masën 5 % të PBP, dyfishimin e pagave për mësuesit, uljen e braktisjes së shkollës etj. Në çdo sektor LSI përsërit me disa modifikime modeste premtimet e 12 viteve më parë.

Duket se përfaqësuesit e LSI kanë fotokopjuar programin e 2009, të cilin e kanë lexuar sot si program të ri. Kjo forcë politike ka qenë për 8 vite me radhë pjesë e pushtetit 2009-2017, ku nuk ka mbajtur qoftë edhe një nga pretimet e shpallura para 11 vitesh dhe që i ka rikthyer sot, me pretendimin se do t’i mbajë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, gjithnjë nëse do të ketë votues që do t’i besojnë.

Premtimet e LSI në 2021

-Punësimi

Vende të reja pune dhe punësim të mirëpaguar.

Caktimi i minimumit jetik

Ekonomia

Krijimi i zonave ekonomike për thithjen e investimeve të huaja.

Bujqësia

Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve brenda dy viteve 

Mbështetje për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin.

Uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe naftës. 

Zero % TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit bujqësor.

2 mijë euro për bizneset që punësojnë një person të ri

Arsimi

Arsimi, do rritet buxheti në masën 5 % të PBP

Dyfishim i pagave për mësuesit.

Tekste falas nga klasa 1 deri tek 9.

Ulje në maksimum të braktisjeve të shkollës.

Rinia

Rritje e shkollave profesionale.

Të ulen tarifat e studimit.

Kredi të butë të rinj që hapin një biznes

Gratë

Mbështetjen ekonomike për gratë

Politika për barazi gjinore.

Përmirësim të kushteve të arsimimit

Forcim i politikave të punësimit

Rritjen e bizneseve që drejtohen nga gratë

Shëndetësia

Rimodelim i shëndetësisë

Fokusim tek shërbimi parësor.

Premtime të tjera

1 mijë ero bonus për beben

Bebet do kenë 25 mijë USD pas 25-30 vitesh 

Taksa e sheshtë 9 %

Program Mëso dhe Fito

Premtimet e LSI në 2005, 2009 dhe 2017

-Punësimi

Krijimi i mbi 100.000 vende të reja pune

Ofrimi i punësimit jetik për përfituesit e bonusit jetik

Garantimi për çdo familje të varfër shqiptare minimalisht një të punësuar

Politika ekonomike fiskle dhe arsimore në funksion të punësimit

Ekonomia

Tërheqjen e investimeve të huaja.

Subvencionimin e 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë

Rritjen e prodhimit të naftës nga 400 mijë në orë në 1 milion ton në vit

Zbatimin e standardeve evropiane në konservimin e energjisë

Bujqësia

Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve me tokë të paregjistruar

Subvencionimin e fermerëve për produktin bujqësor dhe blegtoral në masën 20%

Mbështetjen e subjekteve që investojnë në grumbullime, tregje dhe agro-përpunim të prodhimeve bujqësore

Heqja e TVSH për impuet bujqësore

Reformimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të produkteve ushqimore

Dyfishimin e buxhetit për bujqësinë brenda vitit 2010

Rehabilitimin e plotë i infrastrukturës bujqësore

Subvencionimin në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore

Lehtësira tatimore për çdo të punësuar të ri në bizneset ekzistuese

Përjashtimi nga tatim fitimi për 3 vitet e para i të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 persona.

-Arsimi

Infrastrukturë evropiane dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin

Dyfishimi i pagave të mësuesve.

Miratimi i statusit të mësuesit dhe profesori

Zhdukja e analfabetizmit dhe ulje në maksimum të braktisjeve të shkollës

Decentralizimi i plotë i shkollës dhe heqja e TVSH-së për arsimin privat

Rinia

Fuqizimi i arsimit profesional

Funksionimi i fondit të veçantë për artistët e rinj dhe të talentuar

Gratë

Mbështetje ekonomike për gratë

Garanci të barazisë gjinore

Shëndetësia

Dyfishimi i buxhetit të shteti për këtë sektor

Garantimi i barnave të sigurta dhe të shumëllojshme

Sigurimi i shërbimeve cilësore në spitalet publike të rretheve

Sigurim i shërbimeve shëndetësore edhe në fshatrat më të largët

Sigurimi i kontrollit sanitar dhe epidemiologjik

-Naftëtarët e minatorët

Miratimin e statusit të minatorëve

Miratimin e statusit të naftëtarëve

Infrastruktura

Rruga e Arbrit brenda mandatit

Rruga e bregdetit jugor

Rrugët e brendshëm të zonave me prodhim të lartë bujqësor

Modernizimi i rrjetit hekurudhor

Të moshuarit

Miratimi ligjit “për moshën e tretë”

Dyfishimi i pensioneve brenda 4 viteve

Pension i trembëdhjetë për pensionistët

Sigurim i transportit, shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve falas për qytetarët mbi 65 vjeç

Administrata

Kredi lehtësuese për strehimin e nëpunësve të administratës publike

Sporti

Rindërtimi i infrastrukturës së kulturës dhe sporteve

Nxitje për rritjen e cilësisë së veprimtarive artistiko-kulturore dhe sportive

Ndryshim cilësor në masivizimin e sportit dhe në menaxhimin e tij

Krijimi i kushteve infrastrukturore dhe materiale për sportistët elitarë

Pronat

Konsolidim përfundimtar i pronësisë

Përfundimi i procesit të legalizimeve brenda një viti

Procesi i legalizimeve do të paraprijë procesin e urbanizimit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2021 02:56

    Nuk eshte ndonje mekat, pse ka kopjuar programin,puna eshte qe cdo parti,jo vetem ne Shqiperi,por dhe ne bote u qendron disa parimeve,disa premtimeve,dhe menyres si i kendveshtron gjerat,apo si do t'i zgjidhe problemet e vendit,dhe ne pamje te pare, duket sikur degjon te njejtat gjera.P.sh.,ne U.S.A.PD dhe GOP,njihen respektivisht,si liberale dhe si konservatore,dhe programet e tyre ,ne vija te pergjitheshme, ndjekin filozofite dhe parimet e tyre dhe duket sikur degjon te njejtat gjera.Suksesi ne zgjedhje, varet nga premtimet e mbajtura dhe sa jane perkrahur e pelqyer nga njerezit. Po jap nje shembull:GOP prej vitesh perserit ne premtimet e saj elektorale, se do heqe abortin,nderkaq po prej vitesh, PD premton se do te luftoje per te ruajtur te drejten e zgjedhjes riproduktive te femrave.Keto premtime e te tjera perseriten ne cdo fushate.Kjo eshte nje menyre jo vetem per te fituar votues te rinj,por dhe nje fare premtimi per ata qe votojne rregullisht per cdo pale,qe asgje s'ka ndryshuar,qe ne u qendrojme premtimeve tona,qe ne qendrojme per keto parime,etj,si keto.

    Përgjigju
  • Votuesi: 25/01/2021 20:38

    Po mire as une nuk aspak simpati per lsi e per kryemadhin, po sipas just ca duhet te premtojne politikanet shqiptare? Ndertimin e autostrades adriatike Vlore-Brindisi? Ndertimin e tunelit Kukes-Oslo? Te gjithe te njejtat premtime bejne. Asnjeri nuk premton shtypjen e korrupsionit, funksionimin e shtetit, denimin e gjykatesve te pasuruar, por i hedhin hi syve te popullit. Aq me teper kur gazetaret bejne keto soj krahasimesh sikur per te diskredituar njeren pale e per ta nxjerre palen tjeter te si inovatore. Por prap e them, populli medioker eshte. Ska kapacitet arsyetimi

    Përgjigju
    • Astro: 25/01/2021 22:11

      Analize ethjeshte por per fat te keq e vertete. Nuk ka nje hallke te shtetit por edhe te sferes private qe funksionon ne ket vend. 20% per cdo aktivitet, per cdo leje, per cdo veprim. Degradim total dhe ajo qe eshte me e keqja qe populli e pranon. Tirja e infektivit u kthye ne monstren e shendetsise. Po pse vetem ajo eshte pjesa e kalbur e sistemit? Te gjithe jane monstra, edhe ato qe skandalizohen sepse jane te paret qe fusin ne xhepat e mjekeve e personelit 20000 leksha edhe pa hapur goje. Jemi monstrat e vetvetes qe pranojme sistemin dhe e ushqejme me hipokrizi

    • Bewo: 25/01/2021 21:11

      Më bukur nuk bëhet

  • tosi: 25/01/2021 19:44

    Po cfare pritni nga doktoresha horoskopike qe nivelin intelektual e ka poshte Nurijes se Lymit tek bregu i lumit. Dhe ato qe i rrijne akoma afer jane lodhur me mrrokllat e saj, ide ne ajer, fjale boshe , gjithmone ne delir por ne fytyren e saj lexohet qaret frika e madhe per humbjen spektakolare qe e pret me 25 prill te cilin e kane paralajmeruar dhe sharebajgat qe kane filluar te tallen me te.

    Përgjigju
  • O tej: 25/01/2021 18:58

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme