SKEDA/ Dosja 'Babale': Inskenimi i audiopërgjimit me stilolaps që implikoi vëllanë e Fatmir Xhafës dhe premtimi për 200 mijë euro

SKEDA/ Dosja 'Babale': Inskenimi i audiopërgjimit me stilolaps që implikoi vëllanë e Fatmir Xhafës dhe premtimi për 200 mijë euro

1709282316_8000babale11.jpg

Ne foto: Albert Veliu dhe Ervin Salianji 

Skandali i inskenimit të “Babales” doli në dritë më 14 Maj të vitit 2018 nga selia e PD-së në Tiranë, në një konferencë për shtyp ku dolën Ervin Salianji, Enkelejd Alibej dhe Gazment Bardhi, duke denoncuar atë që e quajtën “audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron ose Geron Xhafaj komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja.

Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë.

Por, nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se audiopërgjimi ishte totalisht një material i montuar, pasi personi që dëgjohet në audio nuk ishte Agron Xhafaj, por një tjetër person në rol, Fredi Alizoti, kunati i ‘Babales'. Biseda ishte e tërë e simuluar, e krijuar në Selinë e Partisë Demokratike në janar të vitit 2018, siç del edhe në dosjen hetimore.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti, i cili më pas pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori për t’u bërë ballafaqimi dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

Më 18 dhjetor 2019, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji, si dhe dënoi me 3 vjet dhe 6 muaj burgim dhe Albert Veliun, personin që pranoi se ka kyer përgjimin.

2 vjet burgim u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muja burg, por që iu konvertua në 100 orë pune në shërbim publik.

 Vendimi i sotëm i formës së prerë i Gjykatës së Apelit konfirmoi të gjitha dënimet, përveç ‘Babales’ i cili nuk e kishte ankimuar. 

Pse Babale?
E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi gjoja dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. 

VIDEO ME POSHTE: DESHMIA E FREDI ALIZOTIT NE GJYKATE 2019
  Fredi Alizoti: Salianji na premtoi 200 mijë euro, por nuk na i dha! Prandaj tregova të vërtetën

 


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani