SKEDA/ Subjektet e SPAK dhe GJKKO te Amnistia Penale! Përplasja PS-PD për amendamentin e socialistëve

Tirane- Mijëra të burgosur apo në proces gjykimi prej 2 muajsh janë me sytë nga Kuvendi për të përfituar nga amnistia penale, por një nen i miratuar nga socialistët në Komisionin e Ligjeve duket se ka larguar edhe Partinë Demokratike nga gjetja e konsensusit për të munduar 84 votat e nevojshme për miratim.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës por edhe segmente të Rithemelimit deklarojnë se Partia Socialiste po i fal burgun dhe po amniston nga ndjekja penale subjekte të SPAK e GJKKO që janë zyrtarë të korruptuar. Por në fakt për çfarë bëhet fjalë?

Në nenin 5 i emërtuar “Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit” parashikohet se të gjitha ata persona që nuk mund të përfitojnë ulje totale të dënimit për shkak se janë dënuar për vepra që amnistia i përjashton do të përfitojnë një ulje të dënimit me 1 vit e gjysmë burg për gratë dhe të miturit dhe 1 vit për burrat.

Nga ky përfitim përjashtohen të gjithë ata që i janë shmangur drejtësisë si dhe të dënuarit për vepra të tilla si Vrasja në rrethana të tjera cilësuese; Vrasja e funksionarëve publikë; Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit; Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare si dhe -Të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Pra nuk bëhet fjalë për falje apo amnisti nga ndjekja penale për ata që janë në proces por vetëm për ulje të dënimit. Këtë ndryshim mazhoranca e ka argumentuar me barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve.

Një tjetër ndryshim i propozuar gjithashtu nga socialistët është ai i heqjes së parashikimit për mospërfitimin e subjekteve të deklarimit të pasurisë nga ndjekja penale. Tani ato përjashtohen si përfitues vetëm nëse kanë kryer një krim që lidhet me deklarimin e pasurisë por jo me çdo lloj vepre tjetër penale të cilat dënohen deri në 2 vite, nuk kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo me të qenit subjekt deklarues.

Sa i përket kërkesave të opozitarëve dhe amendimeve të tyre vëmendja është te protestuesit e opozitës. Partia Demokratike ka kërkuar amnisti të plotë të të gjithë protestuesve që janë në hetim apo janë të dënuar për shkak të veprimeve në protestat politike të organizuara në periudhën 01 tetor 2018 deri më 31 dhjetor 2020, duke kërkuar edhe aministim të atyre që janë dënuar për “goditje për shkak të detyrës”

Ky propozim është pranuar pjesërisht nga mazhoranca e cila ka kërkuar që të mos falen ata që janë dënuar apo janë në ndjekje penale si të akuzuar për dhunë në protesta, shkatërrim i pronës me zjarr apo edhe dhunë ndaj policisë.

Me propozim të deputetëve Alibeaj dhe Nallbati gjithashtu u hoqën nga kriteret ndaluese dhe tashmë mund të përfitojnë nga amnistia edhe ata të dënuar apo proceduar për plagosje e lehtë nga pakujdesia, kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit, kanosje për shkak të detyrës

Nga ndryshimet e dakordësuara dhe të propozuara edhe nga deputeti i Rithemelimit Bledjon Nallbati është pranuar edhe shtimi i përfituesve nga amnistia totale. Më parë përfitonin të gjithë ata meshkuj të dënuar deri në 3 vjet, ndërsa tani shkon deri në 4 vjet.  Njëkohësisht për femrat të dënuar deri në 4 vjet do të shkojë deri në 5 vjet.

Gjithashtu ndryshon edhe neni i cili parashikonte që personat meshkujt të dënuar me burgim të cilët deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji (31 janar 2024) u ka mbetur deri ne 3 vjet propozohet të shkojë deri në 4 vjet. Po ashtu për persona femra të dënuar me burgim të cilët deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u ka mbetur pa vuajtur dënimi deri ne 4 vjet propozohet të shkojë deri në 5 vjet.

AMNISTIA PENALE (Sa përfitojnë)

LIROHEN (me përjashtim të veprave të ndaluara)

Burrat me dënim deri në 4 vjet

Burra të dënuar me mbi 4 vjet (që u ka mbetur deri në 4 vjet pa kryer)

Dënimet të jenë dhënë deri më 31 janar 2024

GRATË ME DËNIM DERI NË 5 VJET

Gratë me dënim deri në 5 vjet
Gratë e dënuar me mbi 5 vjet por që u ka mbetur deri në 5 vjet pa kryer
Gratë që janë 50 ose mbi 50 vjeç kur amnistia hyn në fuqi
Burrat që janë 60 ose mbi 60 kur amnistia hyn në fuqi

LIROHEN (me përjashtim të veprave të ndaluara)
Personat që kur kanë bërë veprën penale kanë qenë 18 vjec ose nën mbi 18 vjeç

VEPRAT E NDALUARA

(Vrasje përdhunim, dhunë në familje, prona të marra me falsifikim, rrëmbim, terrorizëm)

krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, të kryera me dashje,

vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit,

krime seksuale,

vepra penale kundër lirisë së personit,

kundër moralit dhe dinjitetit,

kundër fëmijëve, martesës dhe familjes,

kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, kundër falsifikimit të dokumenteve, që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve,

kundër mjedisit,

kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues,

krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera,

vepra me qëllime terroriste, kundër autoritetit të shtetit, kundër drejtësisë, që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale

AMNISTOHEN (me përjashtim të veprave të ndaluara)

Personat në hetim

Personat në procese gjyqësore

Personat e kallëzuar (në prokurori ose gjykatë)

për veprat penale të kryera deri në datën 31.01.2024

 me dënim maksimum deri në 2 vjet

VEPRAT QË PËRJASHTOHEN

-Dëmtime të tjera me dashje

-Plagosja e rëndë nga pakujdesia

-Plagosja e lehtë nga pakujdesia

-Neglizhenca në trajtimin mjekësor

-Dhunimi i banesës

-Fyerja

-Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik

-Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

-Shpifja

-Ndërhyrje të padrejta në jetën private

-Përhapja e sekreteve vetjake

-Keqtrajtimi i të miturit (paragraf 1)

-Mosdhënia e mjeteve për jetesë

-Marrja e padrejtë e fëmijës

-Peshkimi i ndaluar

-Prerja e paligjshme e pyjeve

-Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë

-Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve

-Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik (paragraf 1)

-Kanosja për shkak të detyrës (paragraf 1)

-Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (paragraf 1-3)

-Shkelja e paprekshmërisë së banesës

-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave priva të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim (paragraf 1)

 DO PERFITOJNE NDRYSHIM I PS

-Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike

-Fyerja e gjyqtarit

-Përfitojnë 1 vit e gjysmë ulje dënimi (me përjashtim të veprave të ndaluara)

-Gratë dhe të miturit

-Përfitojnë 1 vit ulje dënimi (me përjashtim të veprave të ndaluara)

-Burrat

Përjashtohen nga falja me 1 vit dhe 1 vit e gjysmë, të dënuarit (gra burra të mitur) me këto vepra

-Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

-Vrasja e funksionarëve publikë

-Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

-Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

-Të dënuarit me burgim të përjetshëm

-Të gjithë të gjykuarit e GJKKO  ----- PIKA E PERPLASJES

NUK AMNISTOHEN

Personat që i shmangen drejtësisë, ata që janë arratisur, që kanë dijeni për procesin apo masat ndaj tyre apo vendimet e formës së prerë, dhe i shmangen me vullnet të lirë

AMENDAMENTET E PROPOZUARA

Amendamenti i Alibeajt : Të falen protestuesit në tubimet politike

Alibeaj kërkon të përfitojnë amnisti – personat e dënuar dhe në hetim për protestat politike të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020

-Të amnistohen edhe të dënuarit për “goditje për shkak të detyrës”

Amendamenti i Xhaferrit : TË falen të dënuarit pa vendim të formës së prerë (që e kanë çuar në Apel dënimin e shkallës së parë) për dhunë gjatë protestave të opozitës

PËRPLASJA PËR PROTESTUESIT – Jo atë që sulmojnë policinë e shkatërrojnë (pra jo goditje për shkak të detyrës)

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë