TIRANE, 13 Mars /ATSH/- Skemat mbështetëse të bujqësisë këtë vit do të favorizojnë fermerët që i kanë  orientuar të mbjellat sipas kushteve të zonave të caktuara.
Sipas specialistëve  te AZHBR-se, synohet orientimi nga bujqësi e mbijetesës,  në bujqësi të zhvillimit për të garantuar siguri ushqimore, teknologji inovative dhe progres ekonomik.
Rajonizimi, sipas Agjencisë për zhvillimin bujqësor dhe rural, do të rrisë cilësinë e produkteve dhe njëkohësisht do të orientojë tregun.
Mbi 8 mijë fermerë nga i gjithë vendi kanë qenë përfitues të fondeve nga skemat kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian gjatë 2014-s, ndersa këtë vit ky numër pritet të jetë më i lartë, për shkak të rritjes së fondit. e.xh/f.n/