Sherri mes moderatorit shqiptar Ermal Mamaqi dhe blogeres Alyne, njëkohësht e dashura e blogerit Nas nuk ka mbaruar me aq. Dyshja e njohur ishin të ftuar në “Xing me Ermalin” ku jo gjithçka shkoi siç duhej. Pas një pyetjeje nga velina e emisionit Kejvina Kthella, Alyne shpërtheu në të qara, pasi pyetje ju duk seksiste.
Ditën e sotme, blogerja ka publikuar një tjetër video ku ka shpjeguar ‘fije e për pe’ edhe një herë se çfarë ndodhi vërtet në atë emision. Alyne tregon se “Xing me Ermalin” ka momente të shumta seksiste, që nga momenti kur velina futet në skenë, në sfond dëgjohet një muzikë provokuese dhe sipas saj nuk është normale.
“I thoshte të dashurit tim të mos e kthente kokën pasi do të përballej me gjoksin e Kejvinës. Por ju nuk keni parë gjithçka, pasi që në fillim të emisionit moderatori i fliste Nasit për gjoksin e Kejvinës dhe kjo nuk është aspak për të qeshur,”- tregon ndër të tjera Alyne.