Skepticizmi për negociatat, Basha: Qëndrimi i Holandës i drejtë, do të largojmë Ramën me protesta

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi mesditën e sotme një takim me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, i cili theksoi se vendi i tij kërkon që të shohë rezultate konkrete para vendimit për negociatat (lexo këtu). Basha e cilësoi si të drejtë qëndrimin e Holandës për Shqipërinë, pasi sipas tij, qeveria ka rënë dhe Edi Rama duhet të largohet. Basha deklaroi se shumë shpejt do të nisë sezoni i protestave.

“Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Situata e përgjithshme përshkruhet me dy fjalë; kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet. Këto të vërteta nuk duhet të fshihen, pasi dyert e Europës do të vijojnë të mbyllura, negociatat do të vijojnë të hapen për vende të tjera dhe jo për Shqipërinë.

Unë dhe PD jemi të vendosur ta ndalim krizën politike, ekonomike dhe të besimit. Këtë mund ta bëjmë vetëm përmes kthimit të vlerat europiane; zgjedhje të lira, kontrolli i qeverisjes nga qytetarët. Modeli europian dhe demokrat nuk ekziston. Rruga e vetme për t’u përballur është bashkimi i të gjithë qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade.

Mori një goditje nga studentët, duhet ti japim goditjen përfundimtare. Opozita do të udhëheqë protestat deri në largimin e qeverisë. Ditën e shtunë do të marrim vendimin për nisjen e protestave. Kjo qeveri ka rënë. Sezoni i protestave që do të nisë do të jetë një mundësi për të folur hapur, për të ndarë me ata vizionin për të nesërmen, për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Këto çështje parashtrova me ministrin Blok.

Qëndrimi i Holandës vijon që të jetë i drejtë, por strikt, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret dhe këtu nuk ka asgjë të re, ky është qëndrimi i atyre që duan të mirën e vendit” deklaroi ai. Holanda ishte një nga tre vendet skeptike në qershorin e vitit të kaluar që shtynë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Kryedemokrati Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët mbrëmë deklaroi se se opozita do kryesojë protestat në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës. Data për nisjen e protestave, sipas Bashës, do vendoset në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 17/01/2019 16:28

    Ky në pushtet, kurrë nuk do të ndodhë!!!

    Përgjigju
  • Arbër: 17/01/2019 16:28

    Ky në pushtet, kurrë nuk do të ndodhë!!!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 17/01/2019 15:17

    O zgjepsa ku krahasoeni dot ju me Lul Bashen

    Përgjigju
    • Babalja: 17/01/2019 16:22

      Ne te 10sim ty dhe ate zhuldin mu ne goje o zgjebe.

    • Ilir: 17/01/2019 16:10

      Zgjeps je ti, ndersa Luli lushi eshte hajdut dhe debil!

  • Robi: 17/01/2019 14:36

    Ky o pallosh fare phuu te humbte fara o lulush kur mos ardhsh n pushtet ti,t'a shofesh mire cfr do te thote tdalesh kunder shqipatereve ku 98% jemi per hyrje ne be

    Përgjigju
  • Shqiptar: 17/01/2019 13:42

    Do te dalin thinjat deri te vetullat o lulush kur te rrezosh Ramen Ti me ato pak krunde militantesh ordiner qe mbani mbas vete.Budallej ska me ket muhabet di Ti futi nje gjiro ne Holland se nuk je per ket pun se te doli boja pa par pushtet me sy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë