Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, vijon paraqitjet e mira në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar një tjetër sukses të rëndësishëm në Itali.
Dje, 22-vjeçari u rendit i pari dhe siguroi fitoren në garën FIS të slalomit gjigand, e vlefshme për 'GPI Dicoflor - Trofeo Rizzi Commerciale', e zhvilluar në Ponte di Legno.
Pas Xhepës, podiumi u plotësua nga italianët Lorenzo Gerosa dhe Marco De Zanna, të cilët u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Gara në Ponte di Legno u karakterizua nga konkurrencë e fortë dhe nivel i lartë teknik. Ky rezultat forcon më tej pozitat e Denni Xhepës në skenën ndërkombëtare të skive alpine.
Komente







