Kryeministri sllovak, Robert Fico, i njohur për kritikat e tij ndaj sanksioneve ekonomike të BE-së kundër Rusisë, do të shkojë në Moskë për tu takuar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologun Dmitri Medvedev, njoftoi sot qeveria.
Vizita zhvillohet në sfondin e tensioneve të lidhura me hartimin nga Kremlini të një liste të zezë prej 89 personalitetesh evropiane nuk mund të hyjnë në territorin rus në përgjigje të sanksioneve të BE-së.
Asnjë shtetas i Sllovakisë, anëtare e BE-së që prej vitit 2004, nuk bën pjesë në këtë listë.
Fico, kreu i partisë social-demokrate Smer-SD, rikthehet në Moskë pasi kishte marrë pjesë muajin e kaluar në ceremonitë me rastin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, braktisur nga pjesa më e madhe e drejtuesve perëndimorë për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin ukrainas.
Livrimet e naftës dhe gazit rus në Sllovaki dhe ripërpunimi i lëndëve bërthamore të përdorshme do të jenë në qendër të bisedimeve të këtij takimi, sipas një komunikate të qeverisë sllovake./
/atsh/
/Shqiptarja.com