Socialistët e njësisë 8 vendosin
kuti ndihme për Ina Ballën/ Foto

Socialistët e njësisë 8 vendosin<br />kuti ndihme për Ina Ballën/ Foto
Edhe socialistët kanë vendosur t'i bashkohen një nisme të nisur nga Report TV për të ndihmuar nënën 36 vjeçare, Ina Balla të sëmurë me kancer.

Në ditën e referendumit brenda partisë socialiste në një proces ku do të marrin pjesë shumë anëtarë, vesçe do të votojnë do të mund të derdhin kontributin e tyre sado të vogël në ndihmë të Inës në një kuti të veçantë që mban foton e saj.

Kutia në të cilën shkruhet "Zemra e Tiranës dhuron" dhe tregohet historia e trishtë e nënës që lufton me për të fituar betejën me kancerin është vendosur në njësinë numër 8 në kryeqytet 

ina balla

ina balla

Ka qënë një nismë e deputetiti socialist Ervin Bushati vendosja e kutisë së dhurimit për Ina Ballën. Në një prononcim për Report TV Bushati tha se kontributet për Inën vazhdojnë dhe ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të ndihmojnë sadopak në shërimin e nënës me kancer gjiri 

Ky veprim është me të vërtët për tu vlerësuar nga ana e anëtarëve dhe drejtuesve të Partisë Sociliste pasi duke ndihmuar e duke dhuruar një shumë sado të vogël për nënën e dy vajzave të vetme, do të thotë të shpëtosh një jetë dhe t'u rikthesh disa zemrave buzëqeshjen

Shqiptarja.com dhe ReportTV fton te gjithe strukturat e PS që një veprim të tillë ta bëjnë edhe ne njësi të tjera ku sot votohet për referendumin e mandatin e kryeministrit e njëkohësisht kryetarit të PS.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema