Sondazhi: Bizneseve u mbarojnë likuiditetet, 83% nuk paguajnë dot detyrimet

83% e bizneseve prodhuese pohuan se nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të të ardhurave, sipas një Sondazhi që Bashkimi i Prodhuesve realizoi me 100 anëtarë të e tij. Po rreth 80% e bizneseve pohojnë se ata mund të paguajnë pagat për punonjësit e tyre edhe për maksimumi dy muaj.

Ndonëse kanë probleme likuiditeti dhe pamundësi për të paguar pagat, pjesa më e madhe e tyre (57%) pohojnë se nuk kanë në plan që të aplikojnë për të përfituar nga garancia sovrane. Ndihma e qeverisë nuk shihet funksionale, me 65% që raportojnë se nuk janë të kënaqur me të.

Ky është sondazhi i dytë që zhvillohet nga Bashkimi i Prodhuesve dhe në raport me të parin, që u realizua në datat 2 dhe 3 prill, konstatohet që ka një përkeqësim të pritshmërive të prodhuesve, që është e lidhur me kohëzgjatjen e krizës dhe pasiguritë që lidhen me të. 76% e biznesev thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të rezistojnë maksimumi dhe 2 muaj, nga rreth 70% që ishte përgjigja e të anketuarve në sondazhin e parë.

90% e të anketuarve e konsiderojnë ndikimin e pandemisë në aktivitetin e tyre si negativ/ ose shumë negativ. Pjesa tjetër e konsideron si mesatar dhe asnjë nuk rezulton si përfitues nga kriza.

Tre problemet kryesore që po përballen bizneset prodhuese janë: Mungesa e likuiditetit, Mungesa e klientëve, Ulja e prodhimit.

Mungesa e likuiditetit u raportua si problem nga 84% e të anketurave. Mungesa e klientëve ishte shqetësim për 65% të tyre dhe rënia e prodhimit ka prekur 62% të të anketuarve.

63% e të anketuarve thanë se të ardhurat e tyre kanë rënë më shumë sesa 50% gjatë muajit mars. Prtshmëria vijon të mbetet edhe më pesimiste edhe për prillin dhe majin, ku bizneset presin që tkurrja e arkëtimeve të tyre të thellohet. Përkatësisht 72 dhe 73% e të anketuarve presin që të ardhurat e tyre të bien më shumë se 50% në muajt prill dhe maj.

Në raport me sondazhin e parë, të realizuar në fillim të muajit prill, pritshmëritë janë me negative. Në fillim të muajit prill, 55% e bizneseve prisnin përgjysmim të shitjeve ose më shumë, përkundrejt 72% që rezulton tre javë më vonë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit