Sondazhi i Report Tv/ Sula: Rezultatet tregojnë se as Rama dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet! Vangjeli: Palët politike ta lexojnë mirë çfarë nuk shkon

Deputeti Dashnor Sula ka qenë i ftuar sot në “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report TV për të diskutuar mbi situatën politike në vend, të krijuar pas kaosit të opozitës e cila ka bojkotuar seancat e komisioneve parlamentare dhe ka bllokuar seancat plenare në Kuvend.

Ai tha se komisionet hetimore, janë e vetmja mundësi që opozita ka për të marrë përgjigjie nga qeveria mbi çështje të caktuara.

“Këto që ne kërkojmë sot i kemi ngritur që më para, ka qenë që në korrik por kulmoi në 5 tetor sepse filluan punë komisionet parlamentare. Është e rëndësishme të sqarohet problemi i komisioneve hetimore, por kur Rama foli dje në Dibër ishte shumë e rëndë, Ai thotë tani, unë kam çdo gjë në dorë, kur dua unë e bëjnë, kur nuk dua nuk e bëjnë. Është ezauruar totalisht mënyra sesi ngrihen komisionet hetimore.Komisionet hetimore, shikojnë zbatueshmërinë e akteve ligjore dhe nënligjore të institucioneve. Ne si opozitë nuk kemi mundësi tjetër për të marrë përgjigjie”- tha Sula.

Ndërsa duke folur për sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja për partinë që qytetarët do të votonin nëse zgjedhjet dot të bëheshin sot, Sula tha se rezultati tregon që as Rama dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet nga populli.  

“Nuk ka legjitimitet as ky që është sot, as ai që ishte dje. Ka fatkeqësi që Shqipëria ka përfunduar deri tek derexheja. Këtu politikanët, Berisha dhe Rama që e kanë sunduar politikën për kaq vite, është fatkeqësi që të kuptojnë diçka që si njeri si tjetri, do iu sugjeroja që të tërhiqeshin dhe të shijonin në qetësi vitet e tjera të jetës”- shtoi deputeti.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli duke folur për rezultatet e sondazhit që nxirrnin fituese PS-në, por gjithashtu kishte përqindje të madhe të qytetarëve që nuk do votonin asnjë parti, tha se palët politike duhet ta kuptojnë se çfarë nuk shkon.

“1/3 e shqiptarëve nuk votojnë për asnjërën palë, Kjo është shifra më domethënëse që tregon se të dyja palët duhet të mendojnë se çfarë nuk shkon realisht.Duhet ta lexojnë me vëmendje. Por ka një aksion që herët a vonë duhet ta kuptojnë të gjithë”-tha analisti.

1700083458_7.jpg

Rezultatet e sondazhit të Report Tv 

Duke folur për Reformën në Drejtësi, deputeti Sula u shpreh se është fat që në krye të SPAK është Altin Dumani, të cilin e cilësoi si një person me integritet të lartë.

“Tek SPAK, ndalojmë, është fat për ne që është në krye të SPAK Altin Dumani. Është njeri me integritet, të jeni i sigurtë. Është burrë, unë nuk lavdëroj kollaj njeri, por ai dhe 4/5 të tjerë dallonin nga e gjithë trupa e prokurorëve. Edhe kur ka qenë tek prokuroria e Krimeve të Rënda”- tha Sula.

Duke iu çështjeve të cilat po hetohen, Sula tha se rruga e nisur nga SPAK është ajo e shpëtimit të drejtësisë përfundimisht.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar