Të besueshme apo viktimizim për azil, si i konsideroni deklaratat publike të Arben Ahmetajt?

Kjo është pyetja e sondazhit të ndërmarrë nga Shqiptarja.com për deklaratat e bëra nga zv kryeministri Arben Ahmetaj që u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, që prej shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shqiptare për aferën e Inceneratorëve.

Në sondazhin e hapur mbrëmjen e 2 shkurtit kur kanë votuar mbi 4200 persona, 64.8% thonë se deklaratat e Ahmetajt bëhen me qëllim për të përfituar azil në shtetin ku është arratisur, kjo për shkak se ish zv kryeministri nuk ofroi fakte apo prova të reja, por u viktimizua duke folur për prapavijë politike në veprimet e SPAK, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime.

Ndërsa vetëm 27.2% i konsiderojnë të besueshme ato që tha Ahmetaj. Sondazhi është i hapur dhe ju mund të vijoni të votoni duke klikuar këtu