Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës

TIRANË- Dy analistët Brizida Gjikondi dhe Genc Burimi kanë analizuar në ‘Studio Live’ sondazhit të Institutit Italian të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv sa i përket zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ata ndanë mendime të ndryshme edhe sa i përket liderit të opozitës. Brizida Gjikondi thotë se e sheh shqetësuese fakti që 33% e shqiptarëve duan një emër të ri në  krye të opozitës. Sa i përket 1% pëlqyeshmërisë së Ilir Metës në elektorat, për Gjikondin, nuk është aspak e habitur, pasi ai e meriton një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ky sondazh për analistin Burimi e tregon qartë se nuk është Berisha që fshihet pas Metës, por e kundërta. Ai thotë se Berisha është lider i padiskutuar në opozitë pasi ka karizëm.

“E pritshme se është një lider historik, Alibeaj është në ngritje dhe nuk është një gjë e vogël se është një lider në emergjencë, se ca partie i la Lulzim Basha, Alibeaj është përpjekur që të mbajë dinjitetin, është përpjekur që të mos dorëzohet. Ka rezistuar për një PD e kërkon një marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët. 33% tregon një nevojë dëshpëruese të shqiptarëve, për të pasur një lider të ri, Berisha nga një tjetër lëviz me 1%, zërohet me një tjetër që është anonim, mendo një person me sharm, antidodë e tij, të vrasë Berishizmin e në parti, fillon me një start që është i barabartë me Berishën. Flet shumë Ilir Meta, që është vetëm 1% mbështetje, çdo gjë është e merituar, ata nuk mund të fshehin të vërtetën, shqiptarët dinë gjithçka, ai dhe Basha nuk bëjnë asnjë %, edhe përballë Bashës është në një gjendje dramatike”, tha Gjikondi.  

“33% nuk thotë asgjë. Nuk më duhet as kush është Berisha dhe as Rama, marr parasysh elektoralit dhe drejtësinë, janë këta gjyqtarët e paqes, habitem që një pensionist të shkojë sot sa gati Le Pen në Francë, ky quhet karizëm, duam apo s’duam. Nuk e vlerësoj, me Gërdecin, me Piramidat, por ai ka karizëm. Fakti që është pak Meta është tregues se Berisha e mbyt opozitën.  Berisha nuk fshihet pas fustanit të Metës, por është Meta që përfiton nga Berisha”, tha Burimi.

1680124536_18.jpg

Rezultatet e sondazhit në Report Tv

Referuar pyetjes nëse është e drejtë apo jo shpallja e Sali Berishën ‘Non Grata’, ku shqiptarët ishin dakord, Gjikondi tha se është e frikshme se si ish kryeministri synon që t’ia faturojë fatin e tij Shqipërisë. Nga ana tjetër, Burimi thotë se nuk është i këtij mendimi.

“E pandershme të nxirret Berisha me Non Grata jashtë loje”, tha Burimi.

“Që kur është shpallur ai Non Grata, po përpiqet që t’i bashkojë fatin e tij Shqipërisë, prej tij opozita është shkërmoqur, do ta fusë Shqipërinë në kaos, që ai të dalë i larë, Berisha nuk ka çfarë i jep më Shqipërisë. Nuk mund të jetë frymëzim për të rinj Berisha”, tha Gjikondi.

1680126931_15.jpg

Rezultatet e sondazhit në Report Tv

Report Tv publikoi mbrëmjen e djeshme në “Repolitix” rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian “Piepoli” një bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2015. Disa nga të dhënat, lidhen me konfirmimin e PS si forca më e madhe politike në vend, fitorja e padiskutueshme e Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe lider të preferuar Ramën. Berisha është figura tjetër e preferuar, Metën e duan vetëm 1% e të anketuarve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia