Sorbeto me shalqi

Përbërësit:

  • 4 gota shalqi prerë në kubikë (pa fara)
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Gjethe mente për servirje

Përgatitja:

Priteni shalqirin në copa dhe hiqni farat. Vendosini copat në një tepsi ose enë dhe futini në ngrirje gjatë natës. Vendosni shalqirin e ngrirë dhe lëngun e limonit në blender derisa të krijohet një masë e butë dhe kremoze si sorbet. Shërbejeni menjëherë për një teksturë të butë, ose futeni në ngrirje për 15–20 minuta për ta bërë më të fortë. Për një aromë edhe më verore, mund të shtoni disa gjethe menteje të freskët gjatë bluarjes. Mund ta servirni me copa të vogla shalqiri dhe gjethe menteje sipër.