Soreca i dorëzon Bashës raportin e KE: Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në të

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ditën e sotme i ka dorëzuar raportin e Komisionit Evropian, kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me të cilin zhvilloi edhe një takim.

Soreca ka theksuar se roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport, duke shtuar se gjatë takimit së bashku me Bashën kanë diskutuar edhe çështje që lidhen me Partinë Demokratike.

"Sot isha i lumtur të dorëzoja raportin e Komisionit Evropian  për Shqipërinë, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD-në…”, shkruan ambasadori i BE në rrjetin e tij social twitter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Pas Bashës, Soreca i dorëzon raportin e KE presidentit, Meta: Respektimi i të drejtave dhe sundimi i ligjit, prioritete parësore për procesin e anëtarësimit në BE

Pas kryedemokratit Basha, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i dorëzoi raportin vjetor të Komisionit Evropian, presidentit Ilir Meta.

Meta është shprehur se funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE, duke shtuar se duhen përpjekje të shumëfishta që ky proces të ecë më shpejt.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, presidenti ka shkruar se ruajtja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Takimi me studentët në ‘Pallatin e Brigadave’, 1990, Ramiz Alia: Më thanë se në një depo është vjedhur një arkë me granta, kush vepron kundër ligjit, ndaj tij vepron shteti ligjor