TIRANË- "Thelbësore që Këshilli Politik t'i rikthehet punës për Reformën Zgjedhore, kusht i BE-së". Është ky mesazhi i fort i ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca drejtuar opozitës jashtëparlamentare, si një përgjigje ndaj tyre për vendimin e marrë një ditë më parë në mbledhjen e aleatëve, të cilët thanë se nuk do të ulen më në tryezë dialogu pa pasur një përgjigje nga ana e mazhorancës për propozimet e bëra. 

Soreca e ka bërë të qartë që Këshilli duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur, duke rikujtuar aktorët politik se Reforma Zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

"Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID- 19 herë. Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian", shkruan Soreca. 

Postimi i plotë i Sorecës

Një reagim i tillë, vjen menjëherë pas mbledhjes online të Komisionit të kësaj Reforme, ku dy bashkëkryetarët u shprehën se do ta votojnë Reformën Zgjedhore pa praninë e opozitës jashtëparlamentare po të jetë nevoja, pasi votat i kanë në parlament. Soreca është ndërkombëtari i parë i cili ka ndërhyrë pas mosmarrëveshjeve të krijuara sërish mes mazhorancës dhe opozitës mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, ku palët bëjnë fajtorë njëra- tjetrën. Më herët, bashkëkryetari Damian Gjiknuri kërkoi mbështetjen e ambasadores së SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim për përfundimin në kohë të kësaj Reforme.

Kujtojmë që afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars si pasojë e COVID-1-,  duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk kishte zhvilluar asnjë mbledhje online.