Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE: BE në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit, mirëpresim konferencën e donatorëve

TIRANE- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka publikuar mëngjesin e sotëm rezultatet e mbledhjes Këshillit Europian të zhvilluar një ditë më parë. Soreca shkruan se BE qëndron solidare me Shqipërinë pas tërmetit të fundit dhe mirëpret njoftimin e Komisionit Europian për të organizuar konferencën e donatorëve që do të ndihmojë me rindërtimin e Shqipërisë.

"Përfundimet e Këshillit Europian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve ” shkruan Soreca.

Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturë së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.

Perfundimet e mbledhjes se KE

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës