Sot 2 humbje jete nga COVID, rriten testimet, rekord të infektuarish, 117 raste! Preken 4 mjekë! MSH: Kemi transmetim komunitar!

TIRANE-Shifra alarmante dhe të frikshme nga koronavirusi në Shqipëri. Dy qytetarë humbën jetën ditën e sotme nga koronavirusi te Infektivi, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra me sëmundje bashkëshoqëruese duke e çuar në 95 numrin e viktimave në total nga fillimi i pandemisë. Por java nisi me një numër rekord të infektuarish, si asnjëherë më parë, 117 brenda 24 orëve.

Numri rekord i testimeve në 585 rrjedhimisht solli edhe numrin e lartë të atyre që rezultuan pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan. Situata në spitalin Infektiv në QSUT vijon që të paraqitet e rënduar, teksa në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85, 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.  Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë deklaron se java që lamë pas tregoi një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar.

"Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19" mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale                  32938
Raste pozitive                  3571
Raste të shëruara            2014
Raste Aktive                    1462
Humbje jete                     95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   635
Durrës                  218
Shkodër               186
Vlorë                     108
Lezhë                    75
Kukës                    47
Berat                     41
Korçë                    40
Elbasan                 35
Fier                       33
Gjirokastër            24
Dibër                     20

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
U shërbyen pacientëve me COVID, infektohen dy mjekë në Ersekë

Në qarkun e Korçës janë shënuar 10 raste me COVID. Dy raste në Ersekë janë personel mjekësor. Mësohet se të dy kanë pasur kontakt me rastin e parë që u shënua në Kolonjë dhe prej asaj dite të dy mjekët janë vetëizoluar. Ditën e djeshme ata kanë shfaqur shenja të Covid dhe pas marrjes se tamponit rezultuan pozitivë. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Në Korçë të 7 rastet janë brenda në qytet. Disa prej tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive ndërsa ka dhe vatra të reja. Vatrat e reja mësohet se janë të importuara nga kryeqyteti. Kanë qenë qytetarë që kanë marrë shërbim mjekësor në një nga spitalet e kryeqytetit. Nga 7 rastet në Korçe një prej tyre është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Grupmoshat e prekura janë të ndryshme midis tyre edhe mosha te reja. Ndërkohë që rasti i Pogradecit është kontakt i afërt i rasteve të mëparshme.

Ora 10:25
3 raste të reja me COVID në Fier, infektohen 2 mjekë! Dezinfektohen banesat (VIDEO)

Tre raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 nga tre rastet janë mjek. Më konkretisht mësohet se është infektuar me koronavirusit një mjek anestezist i spitalit të Fierit.

Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Në momentin që janë shfaqur shenjat, mjeku nuk ka shkuar në punë, teksa mësohet se deti më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Ndërkohë, nga ana tjetër, rasti i dytë është i një mjeku në Levan, por që banon në Fier. Rasti tjetër është një grua, teksa mësohet se janë identifikuar banesat e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 13/07/2020 13:57

    Cfare thoni more injorant dolet me shprehjen e re "Transmetim Komunitar"?! "Trasmetimi komunitar" ka qene prezent qe ne kohen e karantines ne Shqiperi. Turp qe nuk ditet ta neutralizonit kete virus por si cdo reklame e morret te dyja palet te gjitha palet dhe ja shisni ketij populli si te doni ju! TE PA PERGJEGJSHEM!!!!

    Përgjigju
  • Goro: 13/07/2020 13:31

    Populli dhe qeveria me idiot nuk ka ne kete moment, mund te dal njeri te thot qe do ulen rastet? Po fillojm rriten nuk bien me, edhe spitalet do mbushen edhe sdo te kemi ku te shkojm. O qeveri, party, pishinat, dasmat, sezllonet ngjitur Njera me tjetren, kur do na ndihmosh te mos vdesim? O Qeveri

    Përgjigju
  • Dori: 13/07/2020 11:34

    117 ne 585 testime....po ti shumzosh me 10 i bie 1170 ne 5850 testime....i bie qe gjysma e shqiptarve jan te infektuar dhe askush nuk e vret trurin.As maskat nuk behen te detyruara me ligj.Nuk esht e larget dita qe nuk do ket as varre ku ti futin te vdekurit po vazhduan kshu

    Përgjigju
  • Loni: 13/07/2020 11:04

    Me keqardhje po me duket se po dalim kombi me idjot ne rajon , qe nuk ruhemi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet