Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

SPAK dhe Alexandër Kasanof

TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Vizita e tij nënvizon mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën në Drejtësi.

Kasanof, i cili mori detyrën në korrik 2024 si pasardhës i Gabriel Escobar, do të mbajë një fjalim të veçantë në këtë aktivitet, duke përforcuar rolin e SHBA si një ndër ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të reformës.

Vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Escobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

Mbështetja e SHBA për reformën në drejtësi u shpreh qartë edhe nga e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila theksoi se reforma ka vendosur standarde të reja dhe se populli shqiptar po sheh rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SPAK, 5 vite luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Në këto pesë vite, SPAK ka treguar angazhim të pandërprerë për të ndjekur penalisht bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara, duke sjellë përpara drejtësisë emra të rëndësishëm jo vetëm nga bota e krimit, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.

Sipas drejtuesit të tij, Altin Dumani, gjatë pesë viteve të fundit, SPAK ka regjistruar një sërë çështjesh penale, duke vepruar shpesh me nismën e vet, dhe ka arritur të sekuestrojë dhe konfiskojë asete me vlerë deri në 150 milionë euro. Dumani ka theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë një shtyllë kyçe e suksesit të këtij institucioni, si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe kundër krimit të organizuar.

Dumani ka propozuar disa përmirësime në kuadrin ligjor, përfshirë uljen e pragut të korrupsionit në 500 euro në Kodin Penal, për të rritur efikasitetin në ndjekjen e rasteve më të ndërlikuara. Ai gjithashtu ka sugjeruar mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar

SHBA dhe BE vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në këtë proces jetik, duke i qëndruar pranë popullit shqiptar në rrugën drejt një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër