Gjykata e la në burg, Balili i buzëqeshur para Krimeve të Rënda: Jam i pafajshëm (VIDEO)

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë verifikimin e masës së sigurisë për Klement Balilin ditën e sotme duke e lënë në burg pa afat. Report Tv solli pamjet e momentit teksa Balili u shfaq i buzëqeshur dhe i qetë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

I cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’, fjalët e vetme që ka thënë Balili para gjyqtares Miliana Muça kanë qenë ‘Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm”. Edhe avokati i tij, Theodhori Sollaku kundërshtoi vendimin duke mohuar akuzat ndaj Klement Balilit duke lënë të kuptohet se do të apelojnë vendimin.

“Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili është përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakintos” tha Sollaku. Seanca zgjati për rreth 50 minuta dhe u zhvillua pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, sipas prokurorit Eneid Nakuci, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës përveç interesit të madh të medias, ishin edhe familjarë të Balilit. Pas vendimit të gjykatës, Balili u transferua në një qeli paraburgimi, ku do të qëndrojë i vetëm për arsye sigurie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Klement Balili u dorëzua para dy ditësh në polici pas mbi dy vitesh në arrati (lexo ketu). 

I cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ ai ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit, ndërsa intervista u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Balili foli për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht, për dy vitet e tij në arrati si dhe për sulmet siç i cilëson ai, të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu (Lexo këtu intervistën e plotë).

Balili duke dalë nga Drejtoria e Policisë Tiranë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rema: 17/01/2019 16:34

    Se sa peshe ka si mafjoz ky, kuptohet nga avokatet qe e perfaqesojne. Po te ishte nje katnar si dokudo, do kishte edhe nje avokat normal e jo te lidhur me shtetin

    Përgjigju
  • Neri: 17/01/2019 15:43

    Vallaj kur flet Luja burgun e ka te garantum , puna eshte ke do terheqi nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Lame: 17/01/2019 14:46

    Ça lesh Eskobar eshte ky??!! Ky nuk ka trafikuar kanabis as sa fshatari me i vobekte i Lazaratit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur