Nga sot deri më 22 maj rrugët e Shqipërisë do të mirëpresin Turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku do të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Ky është një moment kyç jo vetëm për sportin, por edhe për imazhin e vendit.
Këtë të hënë ka nisur etapa e parë teksa disa rrugë janë bllokuar për mirëmbajtjen e aktivitetit. Çiklistët pjesëmarrës u nisën nga Tirana në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Lezhë rreth orës 16:00.
Qëllimi këtë vit ka qenë rritja e standarteve organizative, pjesmarrja e lartë ndërkombëtare dhe ekspozimi mediatik, për ta dërguar këtë sport në një fazë të re profesionalizimi.
Etapa I
Komente









